Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 23:39:

(vazhdon, Disa te...) Tek serbët gjindet gjithashtu, por jo në atë masë që mund të gjindet tek hercegovinasit, boshnjakët, sllovenët dhe kroatët. Sipas një llogjike krahasuese-aparence, tek serbët duhet të gjindet brum dardanësh, brum i cili gjindet shumë edhe tek kosovarët. Panvarsisht se të dyja palët nuk e shohin dot me sy njëra-tjetrën, apo e shohin vëngër, ata duhet të jenë të sigurtë se tek të dyja palët ka brum të vjetër dardanësh, gjë që shihet në disa karakteristika të njëjta akoma sot tek të dyja palët, si tek pozita luftarake e të dyja palëve, tek gjatësia trupore, zëri paksa i lartë, fizionomia e fytyrës, kromografia e kafkës, etj. .
Populli i vjetër Dardan, duket i rrjedhur nga fise akoma më të vjetër të Azisë së Vogël, është dalluar për popull luftarak. Ka shumë mundësi që edhe emri ti vijë nga "dar dë hani", mrojtës të Hënës ose mbrojtës bij (të) Hënës. (E kemi thënë në librat tonë të mëpërparmë, se shpjegimi etimologjik që japin disa autorë shqiptarë me dardhën është sa i pabazë aq dhe qesharak.) Përsa i përket gjuhës së tyre, kjo nuk dihet. Por patjetër që duhet të ketë pasur në gjuhën e tyre fjalë të prejardhjes semite (arabe), si tek të gjitha gjuhët europiane. Mendoj që në fjalorin e sotëm të shqiptarve kosovarë të gjinden akoma fjalë të prejardhura nga ky fis, ndoshta fjalë që nuk gjinden në shqiptarët e jugut, (arvanitasit, çamët dhe sarandiotët e sotëm), fjalë që mund edhe ti gjejmë sot në gjuhën kurdo-irane. Për formën e përdorimit të foljes ndihmëse me pas, si tek gjuha iraniane, kemi folur në shkrime të tjera.
Mirpo gjuha serbe ndryshon krejtësisht nga shqiptarçia kosovare, mund të thotë ndokush. E vërtetë, panvarsisht edhe ngjashmërive që kanë këto dy gjuhë, ato dallojnë nga njëra-tjetra më shumë sa do dallonte (bie fjala) shqipja nga italishtja. (Ka studime mbi të përbashkëtat e shqipes veriore me serbishten sllave, por ne nuk i kemi këtu përpara këto studime, nga ana tjetër i kemi harruar emrat e autorve të tyre.)
Gjuha serbe dhe të gjitha gjuhët sllave të (ish) Jugosllavisë do të kenë hyrë me kalimin e shekujve. Shprehimisht përmendet nga historiografia botërore shekulli i 6 pas Krishtit për ardhjen e sllavëve në Ballkan, datë kjo që unë e marr me rezerve, pra me dyshim në librin tim parakalues, „Komplekset shqiptare të inferioritetit“. Në këtë kohë, shek 4-5 pas Krishtit të dy perandoritë, Roma e perëndimit dhe ajo e Lindjes (Bizanti/Konstandinopoja) konkuronin dhe luftonin në Ballkan për influencën e tyre; (shekuj më vonë, kur Roma perëndimore kishte rënë, katolikët perëndimorë me ortodoksët lindorë konkuronin dhe luftonin gjithashtu kundër njëri-tjetrit në Ballkan). Po këtë kohë, nga frika e hordhive të Atilës, shumë fise lindore dhe veri-lindore u spostuan më në perëndim dhe jug-perëndim. Mendoj se hyrjet e gjuhëve sllave në Ballkanin qëndror dhe perëndimor ti kenë fillimet në këtë periudhë. Kjo do të thotë se në tokat e fiseve të vjetra, si të dardanve, thrakasve, ilirve, dalmatve, maqedonasve, e plot të tjerve më të vegjël, -të gjithë këta të lodhur nga luftrat me njëri-tjetrin-, u vendosën fise sllavo-folës, të cilët sollën kultura të reja, më kryesorja ajo në punimin e tokës, e cila mbështetej nga kisha e Jug-Lindjes, kështu me kalimin e kohës zuri vend gjuha e tyre. Kontradiktat dhe luftrat e gjata të fiseve të vjetra me njëri-tjetrin i hapën rrugën gjuhës së re. Mendoj se ky proçes ka zgjatur disa shekuj, nga shek. 4 e deri tek ai i 11, kur dallohet serbishtja e qartë e shkruar, e megjithatë edhe kjo jo aq e ngjashme me të sotmen, -gjë që vërteton se ardhjet nga grupi sllavo-folës kanë vazhduar edhe në mijvjeçarin e dytë pas Krishtit.
Kur përmendëm Thrakën, kemi parasysh Thrakën perëndimore që arrinte gati deri në Serbinë e sotme lindore; pasi territori thrakas i Bullgarisë së sotme duhet të ketë patur në gjysmën e dytë të mijvjeçarit të parë p. e. s. një konglomerat tjetër fisesh, -një fushë studimi kjo akoma e paqartë, pasi dhe vetë bullgarishtja e vjetër nuk dihet mir‘ sa ka qen‘ e prezantuar në antikitet e, përveç kësaj, njohuritë e mia mbi thrakishten, bullgarishten e vjetër, sllavishtet e vjetra, janë gati afër zeros. Por një gjë dihet mirë, thrakasit, prej nga rridhte edhe Spartaku, ishin një popullsi po ashtu me shumë etni brenda, pasi emri thrakas (trakas, -lat.) ishte cilësimi i atyre fiseve dhe popullsive që kishin pranuar trinitetin, tra ka. Këta do t’kenë qenë, të paktën nga pikpamja fetare, (siç ishte e zakonshme asaj kohe), pasardhës të trojanve. Ky brum thrakas, me lëvizjen e tij drejt perëndimit dhe veri-perëndimit, përzihej me europianët më të vjetër, ata të dyzimit, pasardhësit e të cilëve (sipas mendimit tim) duhet të jenë katolikët e sotëm. Kjo lëvizje e tyre drejt perëndimit dhe veri-perëndimit është bërë si me luftra ashtu dhe në mënyrë paqësore. (vazhdon, Disa te...)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.