Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Hhehehhe, une nuk e kuptoj ku qendron kjo miresia e theksuar e pas viteve te turbullirave Vizitor. Fakti qe disa shtete kane ndryshuar regjimin politik ne menyre dramatike brenda 2 muajsh ne vendet e lindjes nuk do te thote se ajo eshte e vetmja zgjidhje. Dmth duhet te mendojme me Horizont te gjere. Populli thote "Punet e mira behen me avash-avash".
E megjithate eshte llogjike prej krimineli te vrasesh nje pjese te popullsise me duart e tua qe te rroje pjesa tjeter rehat. Eshte llogjike kriminele te nderhysh ne Irak qe te ndryshosh nje regjim qe si pelqen NJE amerike. Eshte llogjike prej kaubojsash te nxjerresh pistoleten e te vrasesh nje person qe te rroje femija e tij.
Te jemi pak objektive, atyre femijeve qe do u vdesin baballaret dhe atyre nenave qe do u vdesin femijet nuk do ja dine ndonjehere per nder amerikes qe i cliroi,.... cfaredo te thone mediat filo-amerikane.
Cuna po harrojme cfare eshte demokracia, po harrojme se nuk mund te dhunohen te drejtat themelore te njeriut ne emer te demokracise. Dhe mos harrojme qe demokracia eshte vendosja e perbashket e gjithe shteteve kur nje Irak eshte i rrezikshem e duhet sulmuar. Dhe sidomos kur kthehen raketat drejt nje populli qe ska buke te haje vendimi duhet te jete akoma me unanim. Ndryshe disa gjera mbeten peng gjithe jeten, dhe disa te tjera nuk i shuan dot shtepia e bardhe me lojrat televizive te Bushit.
Me vjen keq qe administrata presidenciale amerikane e solli veten deri ne piken ku eshte. Pavaresisht nga ekzistenca ose jo e armeve ne Irak, presidenti Bush ka krijuar urrejtje neper bote, dhe kjo eshte per te ardhur gjynah. Dhe kjo shenon perendimin e idhullit te demokracise dhe "fair play-it" qe shume persona identifikonin tek United States of America. Me vjen thjesht keq. Do i duhet shume kohe administratave te ardhshme te rifitojne besimin boteror qe administrata aktuale po shperdoron ne kete menyre.
Paradoks: Bushi para zgjedhjeve tha se do terhiqej sa me shume nga punet boterore per tu marre me punet e brendshme. Hhehehehehe politikanet mbase keshtu e kane, ndryshojne mendje ose genjejne, mundesi tjeter ska.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.