Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)
Moni dhe Beni rane per lirine e Kosoves
Fatkeqesisht djelmuria kosovare duhet te derdh gjak edhe tani,kur eshte aq afer endrres shekullore.Dihet qe djemte kosovare u vrane nga disa katile qe vijne nga vende te tilla si India a ku ta di une.Ata jane njerez pa ndjenja humane.Nuk eshte hera e pare qe vriten e keqtrajtohen djemte e Kosoves.I huaji nuk te ka gje.Ata jane qelluar me plumba plastik te cilet jane ndaluar te perdoren qe nga viti 1975 nga OKB.Edhe nga Levizja Vetvendosja mendoj se duhet te ish bere me shume kujdes,ne menyre qe te mos rrezikoheshin jetet e anetareve.
Asnjehere nuk e deshiroj gjakun dhe vdekjen,por mendoj se edhe kjo i sherben lirise se Kosoves.
Edhe me qetesi nuk mund te pritet propozimi i Aftisarit,sepse ka plot gjera qe i shqetesojne kosovaret.
Bota duhet t'i vere gishtin kokes nqse ka ndermend te pengoje pavaresine e Kosoves.
Me kete rast ju shpreh ngushellimet e mia vellazerore familjeve te Mon Bales dhe te Arben Xheladinit.
Ju qofte i lehte dheu i Kosoves dy djemve qe e dhane jeten per lirine!
Per mua ata jane deshmor
Respekt e nderim per ta!
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.