Forumi Horizont Gjithsej 525 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare duan grate ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=579)


Postuar nga ADELAIDA datë 16 Shtator 2003 - 20:16:

Nuk me pelqeu aspak ky pershkrim dhe keto karakteristika qe ju veshen ketu femres.Dikush edhe mund te hidhej e te thoshte se :pse duhet te te pelqej ty? Pasi une jam vet femer dhe me vjen shume keq qe i fusni te gjitha ne nje thes.Sipas diskutimit tuaj ketu femra doli si qenia me materialiste,si qenie qe nuk dine te ndjejn por thjesht shkojne aty ku i therret interesi.E pra po ju them qe e keni teresisht gabim prandaj me vjen keq per ju qe keni kete mendim pasi nuk keni pasur fatin e mire te takoni femra te kategorise tjeter.Ose i keni takuar,njohur por nuk jeni interesuar shume per ta njohur ate pertej pamjes se jashtme.

Kujtoni se vetem ju djem e dini cfare eshte dashuria?Nqs do te shikoni pertej pamjes se jashtme te nje femre do te shikoni se ajo eshte nje qenie plot ndjenja,eshte shume here me e ndjeshme se ju...dhe di te dashuroj,te dashuroj me fuqi dhe vertete.

Nqs do te mesonit ti trajtonit femrat si qenie njerzore dhe jo si kukulla atehere do te arrinit te krijonit nje lidhje qe nuk ka ne baze interesin.

Nuk dua te heq aspak rolin e feministes por fakti qe kjo teme po trajtohet ne kete menyre me beri ta shpreh edhe kete mendimin tim por jam me se koshiente qe femra nuk do te ishte femer pa mashkullin .Ka dhe nje kategori femre qe i pershtatet pershkrimit tuaj dhe fakti qe trajtohet si objekt vjen ngaqe asaj i pelqen dhe do te trajtohet si e tille.Por po e perseris ,nuk eshte e drejt te behen pergjithsime.
Edhe dicka,nuk po jetoj aspak ne enderr dhe e di shume mire qe po jetojm ne nje bote interesi .Por me besoni,ka akoma nje kategori njerzish qe i bejne ball ketij tundimi mgjth jane te paket dhe ne zhdukje.
Ja kalofshi mire te gjith tani!Bye Bye


  Gjithsej 525 faqe: « E parë ... « 48 49 50 51 52 53 54 55 56 [57] 58 59 60 61 62 63 64 65 66 » ... E fundit »
Trego 525 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.