Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 562 563 564 565 566 567 568 569 570 [571] 572 573 574 575 576 577 578 579 580 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Roi datë 15 Janar 2010 - 05:12:

Re: Partia Demokratike e Shqiperise: Parlamenti Evropian akuza të ashpra opozitës,D.Pack:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Parlamenti Evropian i bën thirrje të gjithë socialistëve në Shqipëri që të braktisin menjëherë politikën personale të Edi Ramës, pasi është duke përdorur Shqipërinë, për interesa të ngushta. Këtë konstatim ka dhënë europarlamentarja Doris Pack dhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.

“Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin rradhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën.

“Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”, deklaroi më tej, europarlamentarja Pack.


Ndërkaq edhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka dënuar bojkotin e opozitës shqiptare në parlament.

...




Doris Pack & co ka mese te drejte !! Rama duhet te tregohet me i pergjegjshem !! Pastaj,nese ne qeveri te ishte e majta,mos valle nuk do te ndodhte permbytja (sipas Rames ) ??? E keqja eshte se keto katastrofa ndodhin gjithandej,por kane pasoja me dramatike ne vendet ku nuk investohet sa duhet e ku impiantet,strukturat jane te amortizuara ! Po ti shtojme dhe faktin qe ata qe vihen ne krye te ketyre istitucioneve/shoqeqerive, kane ardhur aty thjesht si te rekomanduar (miku e shoku) e jo per merita profesionale, ja qe s'mund te habitemi pse ndodhin gjera te permasave te tilla! Dhe kjo vlen per tere ne Shqiperi,qofte per ata majtas,djathtas,poshte apo lart...


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 562 563 564 565 566 567 568 569 570 [571] 572 573 574 575 576 577 578 579 580 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.