Forumi Horizont Gjithsej 160 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Pyetje - Pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17209)


Postuar nga Fajtori datë 23 Tetor 2011 - 04:02:

Dhe une kam nje Nokia te vjeter qe i nderrohet IMEI. Vetem se sbesoj te gjej me kabllin DKU2 qe e lidh me komp.


Nga ana tjeter IMEI eshte gjithmone ne kutine e telefonit dhe letrat qe ka brenda. Nqs dikush ruan keto ka dhe IMEI.

Kompania qe perdor secili prej nesh ka shume mundesi te ruaje IMEI e cdo telefoni qe lidhet. Prandaj edhe nese ti nuk e di fare IMEI tend, por ta zeme te vrasin e te marrin telefonin, atehere policia i kerkon kompanise te hape logs, te gjeje kush IMEI eshte lidhur dje me filan numer telefoni (numri i viktimes) dhe te gjeje kush numer tjeter lidhet tani me ate IMEI...

Eshte thjesht ceshtje qejfi dhe ceshtje mundimi. Para pak vitesh inxhinieret e Vodafonit dhe AMC-se i benin keto gjera per qejf, per tu tallur me miletin ose... per leke.


Ajo qe do ishte seriozisht e veshtire dhe e mundimshme eshte qe kompania te kuptoje kur une kam nje Nokia te vjeter dhe i ve IMEIn e nje SmartPhone modern. Kjo kuptohet (nese arrihet) vetem nese studjohet thelle menyra si komunikon telefoni me rrjetin, qe mund te beje karakteristik nje marke nga nje tjeter, nje model nga nje tjeter, etj.

Pra nuk ka gje te pamundur. Mbaj mend qe nga vitet 90 policia italiane arriti te gjeje tek cili telefon publik ishte perdorur nje skede rimbushese (dicka e tille).


  Gjithsej 160 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.