Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Kesaj i thone, per hir te sime vjerre, do fle me mullixhine. Per inat te grekerve, se c'budadalleqe thone ata (ne fakt nje pjese e tyre), ti mendon se mund te leshon edhe ti gjera te pamenduara, pra te vetdiskretitohesh si ti dhe ne te tjeret padashur.
Un di nga drejtimi i historiografise greke pak, aq sa ka hyre ne Shqiperi, sepse nuk kam qene emigrant ne Greqi dhe te konfrontohesha direkt me librat dhe televizionin e tyre. Pastaj, c'thone greket e zakonshem qe takoj ne rruge (ketu ne Gjermani), kjo me hyn nga nje vesh dhe nga tjetri me del menjehere.
Tani historianet greke, megjith kundershtimet qe kane me njeri-tjetrin, e pranojne se kane disa hope gjuhesh ne regjionin ku banojne sot; zyrtarisht dhe metafizikisht keto ndahen ne kater hope, ku gjuha e lashte fare pak dallon me greqishten e sotme. Pra pranohet ndryshimi, tjetersimi, hyrjet, daljet, evolimet, etj. te popullsise dhe gjuhes. Pa llogaritur ketu gjuhe te padeshifruara akoma mire, ato me te ashtuquajturin alfabet B (apo si quhet, nese e kam harruar), pa llogaritur gjuhe te vecanta te ishujve, si dhe pa u hyre ne hollesi tre gjuheve qe jane dalluar ne Krete. Pra keto kater gjuhe, apo hope gjuhesh te Greqise, jane vetem ne Atike e deri pak me tej.
Por m.gj.th. ne internet duhet te kete me shume material.
E njejta gje eshte edhe me ne shqiptaret, si dhe me cdo popull te sotem. Nuk ka popull 100% te paster gjenetikisht per 1000 vjet, aq me pak per 2 mije vjet, aq me pak gjate nje periudhe 3 mije vjecare. Te gjithe ata librat qe kane dale vitet e fundit si kerpudhat mbas shiut, e te cilet po i krekosin shqiptaret pa tru si gjeli maje plehut, ka per ti harruar koha brenda pak vjeteve, sepse nuk i pergjigjen realitetit.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.