Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 24 Mars 2011 - 23:54:

Nuk kishin para,u martuan lakuriq .


Kelly Clinton dhe Lee Wiggets janë së bashku që 11 vite, por përkundër dëshirës së madhe për tu martuar ata nuk mund ta përballonin materialisht një gjë të tillë. Por kohë më parë realizuan ëndrrën e tyre. Fituan një dasmë falas, por kushti ishte që të dalin para altarit ashtu si i ka falur zoti – lakuriq.
Çifti nga Birminghmai në Angli mori pjesë në lojën shpërblyese në radion BRMB dhe falë votave të dëgjuesve ata fituan. Shpërblimi ishte nj dasmë gratis dhe përmbushën kushtin duke shëtitur lakuriq deri tek ofiqari.

Nusja erdh në dasmë me take të larta dhe brekë tanga, trupin e kishte të mbuluar me vello, ndërsa gjinjtë i mbulonte nga sytë e mysafirëve me një buqetë të madhe lulesh. Dhëndëri Lee erdhi krejtësisht lakuriq, duke mbuluar vetëm “burrërinë” e tij me një kapelë.

Kelly Clinton dhe Lee Wiggets kanë dy fëmijë. Ata thanë se me vite kishin ëndërruar për një ceremoni dasme, por kurrë nuk kishin pasur para të mjaftueshme.

“Kemi pasur ngritjet dhe rëniet në lidhje, por gjithmonë kemi mbetur bashkë”, tha Lee derisa Kelly shtoi se ëndrra e tyre më në fund u realizua, shkruajnë mediat britanike.
Telegrafi.

The Naked Wedding - The Full Ceremony
http://www.youtube.com/watch?v=yfn2soUhJns


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.