Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 23:43:

(vazhdim, Disa te..) Si përfundim duhet të themi se, si në popullin e sotëm shqiptar të Kosovës ashtu dhe në popullin e sotëm serb, kemi brum të vjetër. Duket se në popullin e sotëm serb ka më tepër brum të ri gjatë 1500 vjetëve të fundit, ndaj dhe ai popull u vitalizua dhe fuqizua më shumë. Ndërsa parakaluesit e më së shumti kosovarve të sotëm shqipfolës vazhduan gjatë mesjetës së hershme jetën në kodra dhe male, e më pak në fusha, pasi feja katolike ruante akoma nga fetë e vjetra europiane rite të maleve dhe gjuetisë. Ata të fushave u asimiluan, (u zhvilluan bashkërisht, të themi më mirë), me të ardhurit, të cilët si fillim quheshin s’o arb, s’ë arb pra nuk ishin arbër, prej nga ngeli sarb, sǽrb, sërb, (shiko librin tonë Evolucioni gjuhësor 2009).
Pyetja, pse kjo pjesë dardane e Kosovës nuk përvetsoi krejt gjuhën sllave, kjo do ketë të bëjë patjetër me fenë. Ndërkohë që dardanët ishin soldner, elita, garda e mbrojtjes së kulteve të hënorve, (të mos harrojmë se edhe dardanët e lashtë ishin në krah të trojanve hënorë, të cilët u shkëputën më vonë dhe themeluan Romën (në pikpamjen fetare kjo), -ndonëse këtu historia ka disa mangësi tek kënga poetit „të verbër“ të mëvonshëm Homerit-, edhe këta pasardhës të tyre do të mbronin akoma fenë pasardhëse të hënorve perëndimorë tashmë, atë katolike, (ndoshta: ke te loni = i dalë nga hëna).
Mirpo hënorët perëndimorë (romakët), dikur shigjetarë dhe gjuetarë, ishin më së shumti kundër fesë jug-lindore që nxiste punimin e tokës. Edhe karakterit të këtyre dardanve parashqiptaro-serbë u përshtatej kjo fe gjuetarësh, ndaj ata anuan nga katolikët perëndimorë. Fiset e ardhura nga lindja ishin ata të shkëputur nga zona fushore-kodrinore të europës lindore, të cilat kishin filluar të ngacmoheshin nga hordhitë tartaro-turko-mongole; kështu ata gjetën veten e tyre tek feja jug-lindore, ku triniteti nuk u ish ndarë si gjatë antikitetit në nderimin e Hënës, ashtu dhe gjatë mesjetës kur nderonin Jezuin. Kështu kjo i ndihmoi këta, kështu tek disa fise filloi feja tjetër, si më e butë e tolerante (ajo ortodokse). Kështu ligji universal i polarizimit vazhdoi veprimin e tij nën dy fetë e reja, katolicizmin dhe ortodoksinë, të cilat luftuan njëra-tjetërën me shekuj, duke i ndarë fiset në popujt të veçantë, herë-herë armiq me njëri-tjetrin, me gjuhë të ndryshme apo dhe të njëjtë, me kultura të ndryshme apo deri diku edhe të njëjtë. Edhe hordhitë tartaro-turko-mongole, qysh nga koha e Atilës, (por ka mundësi edhe më parë), e deri tek fiset osmane të shek. 13-14 pas Krishtit, (e biles deri sot), ua hapi rrugën ky konflikt i gjatë katoliko veri-perëndimor me atë ortodoks jug-lindor. Ndaj qysh nga Atila e deri tek myslimanët osmanë kemi patur marrdhënie deri diku paqësore me katolikët veri-perëndimorë, por kontradiktore dhe luftuese me ato ortodokse kristiane, e biles edhe me ato ortodokse myslimane, si bie fjala shitët dhe bektashinjë. Edhe prezantimi jashtëm, bie fjala, i sunitëve myslimanë dhe katolikëve kristianë ka të përbashktën e mos-përqafimit të ikonave.
Pa qëndruar shumë në aspektet fetare të popullsive të dikurshme, por aq sa për të kuptuar lëvizjet e ndryshme të njerzve në popullsitë e ndryshme apo në kufi të popullsive të ndryshme, kuptojmë së fundi edhe pse ardhja gjatë mijvjeçarit të parë para dhe pas Krishtit, pra gjatë rreth 1700-1800 vjetëve, pra po llogarisim shek 8 para e.s. deri shek 10 pas e.s.), bëri të mundur vendosjen e shumë të ardhurve nga lindja, të fesë me bazë trinitetin (dhe punimin e tokës), për shkakun edhe se punimi i tokës më pak ka qenë i përdorur nga europianët e vjetër. Të ardhurit gjenin pjesë të zhveshura kodrinore, moçalore dhe nisnin punimin e tokës pa shqetësuar vendasit më tej. Ndaj dhe kemi në gojdhëna të vjetra shqiptare përme-ndjen e faktit të ardhjes së serbëve dhe bashkjetesën paqësore komshikore si fillim me ‘ta, e më vonë konfliktet e ndezura, duket në kuadër të konfliktit të dy kishave. (vazhdon, Disa te...)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.