Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
rezultati i Mendelit per ndarjen e aleleve
Cod. B20102005
ku e lashe iher?po,e lashe tek pika se si ndahen gametet...idene e pare per kete gje e dha mendeli i cili deri ne nje fare pike konsiderohet si babai i gjenetikes duke qene se ishte i pari qe u mundua me eksperimente te provonte dicka...ky mo i kishte fiksim bizelet dhe ne fakt ato perdorte si subjekt per eksperimentet e veta.keto kishin vetine qe mund te rriteshin shpejt dhe mund te perdoreshin ne mase(dmth me nje numer te madh).po ashtu kishin edhe nje diferencim te mire ne trajtat qe paraqitnin...e nejse iher se per momentin nuk po merremi me mendelin(do ta shofim me vone kete),por me rezultatet e tij: ai kishte vene re ne eksperimente qe gjenet paraqiteshin ne kopje(dmth ishin 2) per secilin tipar...me fjale pak me te ndryshme mund te themi qe ishin 2 alele perderisa aleli eshte forme e gjenit.ne eksperimentet e tij ai u mundua te formonte bizele qe ishin homozigote (kur te dy gjenet jane identike atehere themi qe jane homozigote,nese nuk jane identike atehere quhen heterozigote...psh nese kemi 2 gjene blu dhe blu eshte homozigot,nese jane 2 gjene njeri blu tjetri jeshil themi qe eshte hetrozigot (shifni mire se tipari eshte i njejti,ne rregull?))dhe pa qe ne gjeneraten qe pasonte keto kopje pergjysmoheshin...
dhe rezultatet qe ai tha ishin qe :
-gjate formimit te gameteve,ne nje heterozigot alelet e ndryshem ndahen njeri nga tjetri...(normalisht kjo ndodh edhe tek nje homozigot)
dhe ne nje perfundim tjeter:
-alelet e gjeneve te ndryshem ndahen ne menyre te pavarur njeri nga tjetri.(pra nuk ka lidhje fare ndarja e aleleve te gjatesise psh me ato te ngjyres,ose te formes se lules etj)
normalisht qe mendeli deri ketu mund te shkonte sepse nuk kishte akoma ne dore te gjithe arritjet qe erdhen si pasoje e ketij zbulimi...per me teper qe keto gjera qe ai tha u mbulun nga pluhni per nje kohe te gjate sepse nuk iu kuptua vlera qe kishin...
qe ti kthehemi asaj qe po thonim: gjate formimit te gameteve alelet ndahen njeri nga tjetri..dhe kjo gjo ndosh gjate meiozes.kjo eshte menyra qe con ne trasmetimin e aleleve nga prindi tek femija...
une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...
p.s: rezultatet e mendelit ketu jane dhene shkurtimisht sepse nuk desha te ndalesha shume iher per iher...po ashtu nese ju duken si te pakuptueshme,do tu qartesohen me postimin qe vijon...ose ose mund te shifni edhe nje here tek tema e trashegimise,me punen e syve ate skemen tek faqja 4 nese nuk gabohem se si ndahen alelet gjate meiozes dhe se ne cilen moment...sidoqofte une do ta them prap ketu...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.