Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga agata datë 15 Maj 2005 - 15:38:

Nuk mendoj se perberja e popullit shqiptare eshte formuar nga gene qe kane deshire rremujen, vjedhjen, skamjen dhe korrupsjonin, ne thjesht jemi ndryshe sepse jo vetem jemi lindor por jemi njerez te varfer, te varfer materjalisht.
Integrimi i shume shqiptareve neper vende te huaja, studimet dhe reusitet e te rinjte, tregon se genet tona jane te shendosha e po aq normal, sa ato te perendimoreve, por gjendja ekonomike qe perben Shqiperine, detyron shperdarjen neper bote te asaj qe perbejne ajken dhe shnderron ne "egersira" ato qe vazhdojne te jetojne atje.
Sa intelektuale e kane lene vendin? Sa sportist ose artist te talenduar kane ikur?
Personalisht, kete vit dipllomohem dhe do te doja shume te vija ne Shqiperi, por edhe pse mund te siguroj anen time ekonomike, nuk mund te siguroj dot qetesine time fizike e shpirterore, sepse jam koshjente qe per ecuer perpara duhet te behem bashkepunuese duke mbyllur syte perballe nje fare linjash mashtrimesh, per te cilen nuk jam e zonja..
Eshte shume e thjeshte te themi qe shqiptaret i ka kapur epidemija e injorances, por per te zhdukur kete duhet te gjejme origjinen..
Un mendoj se cdo gje eshte e lidhur me politiken, biles e lidhur ngusht..
I jap shume te drejte METAXA kur thote qe nuk e di per ke te voje, sepse dy partit kryesore ne vend te flasin per programet politike qe kane, dalin neper televizore duke share njeri tjetrin...Mua si popull, nuk me intereson fare se cfare beri Berisha ne 97 ose cfare beri Nano, nuk me intereson fare inatet dhe shfyrjet e kryetareve te partive.., mua me intereson programi qe ato kane e interesat per vendin.. me intereson qetesija dhe sigurija.
E pra, si mund te ndryshoj ai fshatari ne veri ose ne jug, femija e te cilit duhet te eci me ore per te shkuar ne shkolle?
Si mund te edukoj ai femijet, kur mendja e tij punon vetem se si t'i ushqej ato? ashtu sikurse ben edhe kafsha..
Sa shkolla ka ndertuar shteti jone, keto 15 vite demokraci?
A kane ndryshuar programet shkollore..?
Sa rruge jane ndertuar..? e sa kohe i duhet atij fshatarit te vij ne tirane..
Si mund te ndergjegjesohet ai polici qe (pa pike turpi sa zbrita ne port me kerkoj leke) kur nuk ka asnje regullore ose me sakte nuk zbatohet asnje ligje per ta ndaluar?
Ose ai mjeku, qe te len te vdesesh, nese nuk ke leke, si mund te ndergjegjesohet, kur shteti e din shume mire cfare ben, por nuk merr asnje mase...? Mendoni se programi i "fiksit" duhet te mjaftoj?
Kur do vij dita qe te konsiderohemi per cfare jemi..? ju e dini shume mire qe per te marresh nje certifikate lindjeje, neper zyrat tona, duhet te fusesh dyart prapa dritareve me hekura, duke bertitur emrin dhe mbiemrin, mos valle eshte e pamundur te ndertohet nje dhome prititje me disa karrige, ku te presim si njerez..?
E nuk eshte dhe aq e veshtire sa mund t'ju duket sepse asgje nuk na duhet ta zbullojme vete.. mjafton ti hedhim nje sy vendeve perendimore qe i kemi aq "shume zili.."
e per te gjitha keto nuk eshte pergjegjes fashtari qe nuk din te edukoj femijen, apo qytetari qe nuk do te sillet si i tille.. nuk jane shqipetaret qe nuk duan te ndryshojne, por jane kushtet te cilat i kane lene te jetojne..e sigurisht nuk eshte vetem faji i Nanos e Berishes sepse kemi boll antishqiptare e fshinje qe i intereson gjendja qe kemi...
Po jane rregullat, ligjet qe duhet zbatuar ne rrate te pare nga shteti...


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.