Forumi Horizont | Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Jo gjakmarrjes"
Krisma drejtësie diku në errësirë
zgjuan nga gjumi një jetë të humbur
qëllon hakmarrja - në zemër e mpirë
loti i pafajshëm
nga jeta i mundur!!.
qëllon buzëqeshja nga plumbi grabitur
atij djalit të vogël
si shpirt të pafajshëm!
lodër ka urrejtjen - me të është rritur
nën jorgan kujtese
i strukur përvajshëm!!.
te cepi i rrugës me syrin përlotur
babin ai e priste
nga puna të vinte!
kaloj fëmijërinë nga gjaku të ndotur
një krismë e pabesë
jetim do e linte!!.
qëllon loti i Nënës
me të zeza veshur
shpirti saj vajtueshëm-djalin pret gjith jetën!
e mbytur ne lotë
kurr syte pa ju terur
ditët e saj të bukura - vec në ëndërra mbeten!!.
qëllon pushka e gruas
që shpresat ja vrave
nën jastekun bosh- fishekun ka fshehur!
hic mos lyp mëshirë
ti zemrën ja thave
e le si të mjerë - nga vajtimet dehur!!.
qëllon zemra e babës - që ti keq ja vrave
me plumbat e fshehur
në rrudhat e ballit!
me gozhdë fatkeqësish - shpirtin ja mbërtheve
kalon pleqerine
mbi detin e mallit!!
qellon vaji i motres që e le të mjerë
si fluturim pëllumbi
nga plumbi këputur!
jeton vetëm dimërash - per atë ska pranverë
msheftas e bën vajin
kurr s,do jetë e lumtur!!.
plumbat lagur lotësh - i ndali drejtesia
krismat e hakmarrjes
jetën ty ta falen!
s,të vrau gjaku i marrë - të vrau perëndia
të vrau vaji nënës
që kurrë më s,do ndalet!!.
të fali burrëria - amaneti i të parit
i shkruar me gjak
nëpër stuhi loti!
të vrau drejtësia - besa e shqiptarit
jetën ty ta falen
që ta mirrte Zoti!!.
Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.