Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Roi datë 15 Janar 2010 - 05:12:

Re: Partia Demokratike e Shqiperise: Parlamenti Evropian akuza të ashpra opozitës,D.Pack:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Parlamenti Evropian i bën thirrje të gjithë socialistëve në Shqipëri që të braktisin menjëherë politikën personale të Edi Ramës, pasi është duke përdorur Shqipërinë, për interesa të ngushta. Këtë konstatim ka dhënë europarlamentarja Doris Pack dhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.

“Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin rradhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën.

“Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”, deklaroi më tej, europarlamentarja Pack.


Ndërkaq edhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka dënuar bojkotin e opozitës shqiptare në parlament.

...




Doris Pack & co ka mese te drejte !! Rama duhet te tregohet me i pergjegjshem !! Pastaj,nese ne qeveri te ishte e majta,mos valle nuk do te ndodhte permbytja (sipas Rames ) ??? E keqja eshte se keto katastrofa ndodhin gjithandej,por kane pasoja me dramatike ne vendet ku nuk investohet sa duhet e ku impiantet,strukturat jane te amortizuara ! Po ti shtojme dhe faktin qe ata qe vihen ne krye te ketyre istitucioneve/shoqeqerive, kane ardhur aty thjesht si te rekomanduar (miku e shoku) e jo per merita profesionale, ja qe s'mund te habitemi pse ndodhin gjera te permasave te tilla! Dhe kjo vlen per tere ne Shqiperi,qofte per ata majtas,djathtas,poshte apo lart...


Postuar nga Fajtori datë 15 Janar 2010 - 15:59:

Berisha: Te zhduket korrupsioni neper universitete 15/01/2010 11:25

Ne nje aktivitet per arsimin, Berisha kerkoi qe ne kontrollin e dijeve te studenteve te aplikohen metoda qe te mos lejohen veprime korruptive.

"Rekrutoni profesoret me te mire qe te permbyset raporti nje pedagog-50 studenteve", u shpreh Berisha, duke kerkuar qe deget e fakulteteve te pershtaten me kerkesat e tregut te punes.

-------------------------------------

Kur del shprehja qe gjerat behen me "Urdhrin e Peshkut"

Peshku ne foto eshte 70 vjeç dhe me ne fund po pranon qe universitetet jane te korruptuara. Rektoret jane mire xhanem, se normalisht peshku do ishte bere rektor vete qe te luftonte korrupsionin. Kesaj rradhe rektoret nuk jane punisto mafioze, se nuk prekin interesat ekonomike Argites, Metes, etj.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Janar 2010 - 16:10:

Gati Komisioni, do regjistrojë popullsinë mbi bazat fetare

Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmëruar ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Tashmë, me këtë vendim, per here te pare Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare.

Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, u shpreh Pollo.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke.

(Balkanweb)
___________________

A ju duket normale kjo gje ... mund te pranoj rregjistrimin ne baze etnike por ate fetare me duket shume absurde ... ca spo na degjojne veshet cudira "alla plane greke" dhe ketu pffffff


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Janar 2010 - 17:01:

Po ju pergjigjem me nje batut humori shkodran ,qe ka dal keto dite ," Ku ku na pruni qeveria Venezien te shpia "

Persa i perket ketij regjistrimit ,ate qe ben Amerika per ti cuar kufit e Natos Muzhikut Rus deri ne gryke ,nje gje te tille po e ben Evropa ,per asimilimin e Shqiptarve , ( ose per zhdukjen e myslimanizmit nga Shqiperia )

Angel ai popull cdo gje behet ,kthehet ne cdo fe qe doni dhe neser ti thone behu Budist behet ai ,i kemi perseritur shume here ketu ne forum .

Shresoj qe Shqiperise ti kthehet nderi saj ,se shume ja ulen koken antishqiptaret ....


Postuar nga BIONDIA datë 16 Janar 2010 - 19:43:

“Gripi i derrit, një rrenë e firmave farmaceutike"


LONDER-Deri sot janë bërë shumë diskutime në lidhje me gripin e derrit. Dhe veçanërisht u theksua fakti se firmat farmaceutike dolën më të fituarat. Por asnjë nga deklaratat e bëra deri më sot nuk kanë qenë kaq të besueshme dhe të qëndrueshme sesa kjo që vjen nga një shef I politika shëndetësore nga BE.
“Gripi i derrit është një sajim i firmave farmaceutike. Ky fenomen është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë”, u shpreh Drejtuesi i Komisionit për Shëndetin dhe Familjen në Europë, Wolfgang Ëodarg. Duke folur për “Daily Mail”, Ëodarg fajësoi prodhuesit e ilaçeve dhe vaksinave të gripit të derrit në ndikimin e vendimit të marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shpallur gjendje epidemie. Sipas Ëodarg, firmat farmacetuike kanë pasur fitime gjiganteske nga lajmërimi për epidemi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prandaj epidemia e gripit të derrit është një epidemi e rreme dhe është ekzagjeruar nga shoqëritë farmaceutike me qëllimin e fitimit të miliarda dollarëve.
Wodarg u shpreh me këta fjalë: “Gripi i derrit është një grip i rremë i sajuar nga firmat farmaceutike. Është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë. Për të shitur ilaçet e prodhuara kundër gripit të derrit dhe duke gjetur mbështetjen e shkencëtarëve dhe institucioneve përgjegjëse për shëndetin e popullit, firmat farmaceutike arritën të krijojnë gjendje alarmi në rang botëror”. Duke mbështetur mendimin se shoqëritë farmaceutike kanë ndikuar shumë në vendimin për shpalljen e gjendjes së epidemisë nga OBSH, Wodarg thotë se “I gjithë ky panik ishte përhapur edhe para pesë viteve për gripin e shpendëve. Me ekzagjerimin e rrezikut të kalimit të gripit të shpendëve tek njeriu dhe shfaqjen e mutacioneve qeveritë firmosën kontrata miliona dollarëshe për vaksinim. Ndërsa firmat farmaceutike pa rrezikuar asgjë patën miliona dollarë përfitim.”
Këshilli Europian analizoi edhe projektligjin i cili parashikon fillimin e hetimit ndaj firmave farmaceutike të Dr. Wodarg. Muajin e ardhshëm Këshilli Europian do të ketë një mbledhje urgjente rreth kësaj çështjeje.

(d.b/BalkanWeb)


Postuar nga shelgu datë 16 Janar 2010 - 19:47:

Re: Gati Komisioni, do regjistrojë popullsinë mbi bazat fetare

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmëruar ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Tashmë, me këtë vendim, per here te pare Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare.

Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, u shpreh Pollo.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke.

(Balkanweb)
___________________

A ju duket normale kjo gje ... mund te pranoj rregjistrimin ne baze etnike por ate fetare me duket shume absurde ... ca spo na degjojne veshet cudira "alla plane greke" dhe ketu pffffff



Oho kjo eshte me te futme mer ti.

Si do bejne ata qe marrin pensione nga greku me thuaj, do e thartojne ca turirin, po nesje se ju kalon


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Janar 2010 - 00:11:

Ketu te ky regjistrimi .... ketu ka tradhti burra...........


Nje her kufirin me det ,tashti regjistrimi ,nuk me pelqen..........


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Janar 2010 - 07:11:

Nisma e qeverisë për të "kataloguar" shqiptarët në bazë të ndarjeve fetare dhe etnisë

Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Greqia do të kërkojë atë që ajo e quan Vorio-Epir. Historiani Pëllumb Xhufi komenton nismën e re të qeverisë, duke e konsideruar si një tradhti kombëtare.




Z. Xhufi, si e vlerësoni nismën e qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare?


E konsideroj tradhtinë e radhës ndaj interesave të vendit, një lëshim të turpshëm ndaj presioneve të qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, që kërkojnë të zbatojnë deri në një projektin nacionalist të tjetërsimit të Shqipërisë së Jugut ("Vorio-Epiri").


Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare ishte një ndër 6 pikat e ultimatumit që ish-kryeministri grek Miçotaqis i paraqiti në korrik 1993 Berishës së Parë. Berisha i Dytë, deri më sot, kishte zbatuar pesë nga gjashtë pikat, madje në 2009 i bëri së bijës së Miçotaqisit, zonjës Bakojanis, një dhuratë të papritur, marrëveshjen për faljen e hapësirës detare, që babai i saj nuk kishte guxuar ta kërkonte në 1993.


Dhe, pikërisht dje, qeveria Berisha, nëpërmjet një zëdhënësi të denjë për kësi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit për realizimin e pikës 6 të ultimatumit Miçotaqis: regjistrimin e popullsisë me përcaktim të kombësisë e të besimit.


Shqipëria, që me kushtetutë vetë-shpallet shteti i qytetarëve pa dallim kombësie e besimi, detyrohet tani, nën presionin grek, të zbresë në nivelin e një shteti që vendos shenja dallimi midis shtetasve të vet.


Në Evropën moderne mbizotëron koncepti i shtetit të qytetarëve, pa përcaktime të karakterit etnik apo fetar. Vërtet, në vendin fqinj Kushtetuta heq një dallim të qartë midis "grekëve" dhe "ortodoksëve", nga njëra anë, dhe "të tjerëve", nga ana tjetër, të cilët "të tjerë", ndryshe nga "grekët" e nga "ortodoksit", nuk kanë të drejtë të vetë-identifikohen, të organizohen në parti e shoqata e të punësohen në sektorin publik.


Por, Greqia nuk është një rast për t'u marrë shembull për standarde të të drejtave të njeriut e të minoriteteve: në fakt, ka refuzuar edhe të njohë konventat përkatëse të Këshillit të Evropës.


Ndaj, duke marrë në konsideratë edhe të tjera punë të errëta që qeveria Berisha ka kryer gjatë këtyre viteve (marrëveshja e kufirit detar, protokolli për varrezat e ushtarëve grekë, hapja e shkollave greke në vende nevralgjike, si Himarë, Korçë etj.), gjykoj se kemi të bëjmë me një shitje të interesave të vendit, e pra me një shkelje tjetër të rëndë të Kushtetutës. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombëtare", dhe e tillë është.


Çfarë sjell, sipas jush, kjo ndarje në marrëdhëniet mes shqiptarëve?


Nuk besoj se do të sjellë ndonjë dramë në marrëdhëniet mes shqiptarëve. Ata shqiptarë, që për arsye materiale e njerëzore, do të pranonin të vetë-deklaroheshin si "grekë", do të vazhdonin edhe më tej të ndjeheshin shqiptarë.


Por, nëse vërtet qeveria shqiptare do t'i shkojë deri në fund marrëzisë së saj, d.m.th., do lejojë që kombësia të njihet e të regjistrohet si e tillë vetëm mbi bazë të deklarimit, pa marrë në konsideratë elementët e tjerë objektivë, familjarë, historikë, anagrafikë etj., atëherë do të lindin probleme të rënda, që nuk lëndojnë "sedrën" kombëtare të njërit apo të tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetë sigurinë kombëtare.


Qeveria shqiptare, kjo e Berishës, po merr mbi shpatulla një përgjegjësi të rëndë, atë të sajimit artificial të një minoriteti grek të paqenë, prej 100, 200, 300 apo 400 mijë personash.


Dhe atëherë, Shqipëria duhet të fillonte një "jetë të re": pikë së pari do të duhej të ripagëzohej si një shtet multietnik, do të duhej të nënshkruante me Dulen një marrëveshje si ajo e Ohrit, do të duhej të paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarëve të vetë-deklaruar si grekë, do të duhej të kishte grek presidentin ose kryeministrin e një mori të tërë ministrash.


Kur them "grek", e kam fjalën për grekë të thekur të tipit Bollano e Ksera, që janë gati të fshijnë nga harta jo më Jugun, por gjithë Shqipërinë.


Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a është e mundshme një e gjë e tillë?


Sigurisht, nga një deklarim nën presion i kombësisë dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht.


Prej plot 20 vjetësh, Athina ka ushqyer te shqiptarët një refleks të kushtëzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndërron emrin dhe fenë, i ka shanset për të marrë një vizë, për të marrë një dokument, për të marrë një pension.


Pra, veç shtimit ireal të numrit të "grekëve", do të kishim edhe një proces paralel të një proselitizmi të detyruar. Dhe të mendosh, që në Greqi proselitizmi ndalohet nga vetë Kushtetuta e atij vendi.


Në ç'mënyrë mund të sjellë rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisë mbi këtë bazë?

Së pari, rivalitetet fetare në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë "endogjene": ato janë inspiruar nga politikanë e klerikë të huaj.


Ky është një mësim i patundur i historisë. Sigurisht, një regjistrim i tillë, plot prapaskena e prapamendime, do t'i jepte dorë krejtësisht të lirë qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të mbjellë ndasi, mëri, armiqësi mes vetë shqiptarëve. Është një punë që e kanë bërë përherë, dhe jo pa rezultate.


Por, edhe në këtë kuptim, përgjegjësia e autoriteteve shqiptare do të jetë e jashtëzakonshme: me një regjistrim të tillë ato i bëjnë një atentat të rëndë kohezionit shoqëror e moral të popullit shqiptar.


Postuar nga Ignatius datë 17 Janar 2010 - 08:11:

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.


Postuar nga Katilesha datë 20 Janar 2010 - 01:39:

Unhappy

Një shqiptar me banim në Itali ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 33 vjecare. Agjencia e lajmeve ANSA e cila bëri sot publik lajmin thotë se Shkëlqim Koni, 45 vjec pasi i ka prerë fytin bashkëshortes Rudina ka telefonuar karabinerët për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.

Ende nuk janë të qarta motivet që kanë cuar në këtë krim të rëndë, i cili ndodhi në mbrëmjen e së hënës në Villa Rosa të Martinsicuro. Policia nuk përjashton mundësinë e krimit për motive xhelozie.

Vrajsa mësohet se ka ndodhur në banesën e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite që jetonte në Itali dhe ishte pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi.
Ansa shkruan se Shkëlqim Koni ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur disa herë në fyt dhe në qafë bashkëshorten e tij Rudina. Në momentin e vrasjes fëmijët, 7 dhe 8 vjec kanë qenë duke fjetur në dhomën e tyre. Pas krimit, 45 vjecari ka telefonuar karabinierët dhe ka pritur që ato të vinin e ta arrestonin.

45 vjecari po merret në pyetje nga karabinierët, ndërsa dy fëmijët e ciftit i janë besuar disa të afërmve të tyre. Sipas medias italiane vrasja mjund të ketë ndodhur pas një debati familjar.

Shkëlqimi kishte frikë se mos humbiste fëmijët dhe bashkëshorten e tij për shkak të papunësisë. (Shume domethenese kjo fjalia e fundit. Ai kishte frike se mos e humbiste gruan nga papunesia ,e megjithate e vret ate.
Nuk di se si t'ia ve emrin kesaj?

Agjencia e lajmeve ANSA


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.