Forumi Horizont Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- te qeshim se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3611)


Postuar nga Eglantini datë 06 Shkurt 2005 - 09:43:

te rrime me bjondet

Hi te gjitheve
Nje bjonde shume e bukur, po shkonte me nje burre pak me te madh se ajo po ama te pasur. Ikin per nje xhiro me Mercedezin e ri sportiv qe kishte blere ky cuni. Por po ikte shume me kujdes. Bjondja e kishte shume qejf shpejtesine dhe i thote djalit. Po te ikesh shpejt une do t'i heq rrobat nje nga nje deri sa te behem lakuriq fare. Cuni i shkrete s'e kishte pare ate ende lakuriq dhe i thote OK. I jep cuni gas ne derrase dhe i heq te gjitha nje nga nje goca deri tek te mbathurat dhe i hedh nga dritarja. Cuni i shkrete shef poshte mes kofsheve te goces e humbet vemendjen dhe bum- aksidente. Bllokohet i shkreti dhe nuk del dot nga makina. Goca ishte vrare pak por ishte ok. Dhe i thote ky i shkreti aman ik kerko ndihme tek nje stacion benzinate aty afer. Po kjo i thote : jam lakuriq. Merr kepucen time dhe vere para p....t dhe ik te lutem. iken goca me kepucet e cunit ne mes te kembeve te saj dhe e gjen nje burre dhe i thote: please help me take my boyfriend out cause he's stuck. E shikon burri kepucen dhe i thote : me vjen keq por nuk te ndihmoj dot se ka hyre shume thelle.

haha did u get it??


Postuar nga Keni_Seden datë 09 Shkurt 2005 - 15:33:

Cool vertet Cool !!!!!!!!!!!!! J get it but not that poore man hahaaahaaaahaa !!!!!!!

Te lumt


Postuar nga Eneid datë 21 Shkurt 2005 - 18:49:

FAKULTETI I MJEKSISE - DEGA KIRURGJI

Kjo basalete mund te jete paksa e gjate, por lexojeni se keni per tu dhi tu qesh:

Ne fakultetin e mjekesise, studentet e deges se kirurgjise kishin praktike.
Vjen profesori edhe u thote:

"Sot te dashur student do te shkojme ne morgun e universitetit dhe do bejm praktike me nje trup te vdekuri." Studentet paksa te nervozuar sepse ishte hera e pare qe do shihnin te vdekur, pranojne edhe shkojne pas profesorit ne morg.
"Tani," - vazhdon profesori "ju duhet te dini qe ekzistojne 2 cilesi qe duhet te kete nje kirurg i ardhshem. E para eshte qe te mos kete peshtire nga asgje qe ndodhet brenda trupit te njeriut!" Dhe ne kete moment profesori i afrohet kufomes se nje burri, nxjerr gishtin e tij, ia rras ne b*the e njxerr dhe e lepin pastaj.
"E shikoni," - u thot studenteve. Studenteve te shkrete u erdhi barku tek goja.
"Tani provojeni edhe ju," u thote atyre profesori. Keta te shkretet me pak hezitim filluan qe t'i fusnin te vdekurit gishtin ne b*the dhe ta lepinin pastaj.
"Cilesia e dyte qe duhet te kete nje kirurg," - u thote pastaj profesori, "eshte ajo qe quhet VEMENDJE. Ju po te me vinint re me kujdes do te shikonit qe une te vdekurit i futa ne b*the gishtin e mesit, por ama lepiva gishtin tim tregues. Pra ju lutem te jini me te vemendshem ne mesim!"

hahahahhahaahha


Postuar nga Free like air datë 22 Shkurt 2005 - 07:44:

Wink Ne oren e anatomise

Ne oren e anatomise tema e dites ishte "Organet seksuale te femres dhe mashkullit"

Profesori ngre ne mesim nje nga vajzat ne klase dhe e pyet per organet mashkullore.

Kjo tani nuk kishte mesuar dhe nuk po pergjigjej. Shoku i vet ne banke te pare zberthen pantallonat dhe e nxjerr per ta ndihmuar shoqen.

Profesori e shikon dhe bertet: " Banka e pare fute kopjen brenda"

:ola:


Postuar nga sweety-sweet datë 11 Mars 2005 - 01:01:

ne oren e anatomise

ngre zysha nje goce dhe i thote fol per aparatin gjenital mashkullor,ajo flet sa flet dhe ne fund thote eshte organ kercor dhe eshte 25 cm.
zysha i thote: po te ishte kercor do kishe vdek dhe qe ishte 25 cm ishte fati yt!


Postuar nga _mIzZzA_ datë 18 Mars 2005 - 23:06:

nice ketoja
Ne gjendjen civile


Nje çift paraqitet ne gjendjen civile. Nepunesi e ve re qe djali ishte i dehur dhe i afrohet vajzes dhe i thote :
-Ketu ne zyre te vish kur i fejuari yt eshte esell.
-Dhe ti mendon se ai do te pranoje te martohet e mua kur eshte esell ?


Postuar nga _mIzZzA_ datë 19 Mars 2005 - 23:54:

Matematika e Dashurisë

Burr i mençur + grua e mençur = romancë
Burr i mençur + grua e pamençur = aferë
Burr i pamençur + grua e mençur = martesë
Burr i pamençur + grua e pamençur = shtatëzëni


Cili je ti?


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Mars 2005 - 11:33:

Humor nga Shkodra...

ME TE DREDHUR

Më falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?
- Po - u përgjegj shoku - me të dredhun...
- A keni një letër duhani se më mungon?
- Posi urno, me gjithë qef.
- Po duhan a keni?
- Sigurisht po.
- A ma mbështjell një fije se nuk po di.
- Po mor zotni urno!
- Po me e ndez a keni?
- Po! tjetër gja a ju duhet?
- Jo, të tjerat i kam vetë...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Mars 2005 - 11:36:

hahahahahahahahahaahahah, Shkodran!

Sa mendjemadh je mor Gëzim!
Gëzimi: Pse?
Të pashë mbramë në televizion, dhe s'më fole me gojë!...

VIZITA
Grueja me burrin krah për krah. I thot gruja:
Ah sa të shkon ky kostumi! E gëzosh! E din si me dukesh... si Alen Daloni i ri...
- Ja kam këput kryet (qeshet), Ec të shkojmë se po bahemi vone!
- Uuuupo cka të ra në xhaketë ashtu? - e pyet gruja.
- Një zog ka lëshue një glacë!
- Po kështu nuk shkohet në vizitë, hajde kthehena. Sa pa mend ece rrugës!
- Mir moj gru, po unë nuk mundem me ec me kryt përpjete.
- Jo, jo, hajde shpejt ndërro kostumin...
- Gru, mos e ban kaq alarmante, një zog lëshoi një glacë. Thuj shyqyr që nuk fluturojnë lopët se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!


* * *
Humor nga Tefa
Shtjefën Palushi (Tefa) bashkë me Paulin Selimin janë dy krijues te njohur të humorit shkodran. Tefa i shkurtër e i shtrembërt, ndërsa Paulini i gjatë e i hollë...

Futu për vrimë të celësit...
Tefa e Paulini si bashkëkrijues humori, shkonin natyrisht e i bënin vizita njëri-tjetrit në raste të ndryshme. Një ditë, Paulini e thirr Tefën në telefon, dhe i thotë se do kalonte andej.
- Po mirë hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derës së shtëpisë së Tefës...
- Kush ashtë? - dëgjohet një zë nga brenda.
- Jam unë Paulini...
- Po mirë, futu për plasë të derës... - ia kthen nga brenda Tefa.
--
Pas disa ditësh, i njëjti rit përsëritet, por në kahje të kundërt. Tefa niset e shkon tek shtëpia e Paulinit dhe i bie ziles.
- Kush ashtë? - i thotë Paulini.
- Tefa, Tefa, po hape derën...
- Futu për vrimë të celësit... - ia kthen Paulini.

Tefa shkel kufirin...
Pasi ishte mërzitë me komunizmin në Shqipëri, Tefës i shkrep mendja e vendos të arratiset nga Shqipëria. Ai niset e shkon në kufi nga Zogajt, dhe don të arratiset për në Mal të Zi. Por syri vigjilent i kufitarëve të kohës së xhaxhit, e pikas këtë shtrembaluq, që po i afrohet kufirit. E rrethojnë ushtarët dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vënë në një makinë për në Shkodër. Kur mbërrijnë në Shkodër, policët i thonë Tefës:
- Tefë, a ke dashtë me thy kufinin a?...
- Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbetë në rrugë e nuk dijsha si me u kthy në Shkodër. Atëherë thashë, ma mirë po i afrohem kufinit, se ushtarët kanë me më kapë, e kanë me më pru me makinë në Shkodër...


* * *
Fajin e ka Shtjefni...
Për të gjitha të këqijat që ngjasshin në nji familje mjaft të pasun në Shkodër, faji i mbetej shërbëtorit plak, Shtjefnit.
Thehet gypi i kanilit(1) - "Shtjefni"; merrte shkrumë darka - "Shtjefni"; nuk piqej buka në furrë - "Shtjefni"!
Nji natë vonë, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nëpër shtëpi dhe e pyet me kujdes:
- Shka asht, mori bijë, gjithë ky trazim?
- Kurrgja, more Shtjefën, kurrgja.
- Po ti fol, moj!
- Nuses së vogël i leu nji djalë!
- Mooos, pash zotin!
- Pse?!
- Tesh po thonë se "fajin e ka Shtjefni"!(2)
---
1) kandil; llambë
2) Shërbëtori plak gjen rastin të thumboje zotërinjtë, që për cdo gjë fajin ia hidhnin atij.
[ marrë nga Lezha.net ]


* * *
Nga ’karadyzeni’ në ’karitas’
Mësimi i letërsisë pritej me padurim të fillonte.
Profesor Toma e bën më tërheqës duke përdorur humorin Shkodran me mjeshtërinë e bejtexhinjve.
- Sot, kena me fol për historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
Filloi Pr. Toma duke shqiptuar një ‘o’ pak a shumë si ‘a’ dhe duke hequr ‘ë’ nga fundi i fjalëve.
- Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
Ndërhyri një student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-në kur vinte pas ‘u’-së, dhe vazhdoi:
- Ç’a na kan lan ata neve me ba?
- Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Për ket due me kallxue.
Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe këmbët që të siguronte bazament sa më të qëndrushëm. Fytyra mori një pamje mjaft serioze. Tema ishte shumë e rëndësishme.
- Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN.
U mendua pakëz, duke u munduar të linte pas atë histori të shkuar një shekull më parë.
- Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.
Studentën nuk po flisnin. Mendonin ku do të qëllojë Pr. Toma.
- Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.
Ishte përsëri i njëjti student që u tregua i paduruar dhe ndërhyri përsëri:
- Po mir, zotni Toma, Ç’a ka me na met neve?
- Ju jeni aq t’meçem sa me kuptue ç’a ka me na met ne, prap si ma par.


* * *
DASH
Solucioni larës i mirënjohur DASH pati jehonë deri në vendet arabe. Përse nuk njihet në Kinë apo Japoni? Këtë do ta kuptoni nga ngjarja e mëposhtëme:
Në Itali bëhet rreklamë e fuqishme e këtij larësi me emër shqipëtar. Me siguri është marrë nga leshi i bardhë i dashit. Që të mos largohemi nga tregimi, në rreklama shikojmë fotografi me pëlhura të ndotura të cilat kur lahen me larsa të ndryshme nuk marrin atë pastërti dhe shkëlqim që u jep DASH-i. Pra, nga e majta në të djathtë dallohet efekti i këtij larësi të përsosur.
Liçensa u ble nga një kompani shumë e njohur arabe dhe u bë ndërtimi i fabrikës dhe doli prodhimi i parë i larësit. U gjend edhe një arab që dinte Italishten përkryer. U bë edhe përkthimi i saktë i diçiturave që shoqëronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipërfaqe gjiganteske që mbuluan ndërtesat e qyteteve, bënë një prezantim që nuk shkulej lehtë nga mendjet e arabëve.
Rezultati: as edhe një kuti me larës nuk u shit! Falimentim i firmës!
Faji doli nga përkthimi i diçiturës të cilës ju dha drejtimi nga e djathta në të majtë dhe nuk përkonte me fotografinë.


* * *


Postuar nga _mIzZzA_ datë 28 Mars 2005 - 23:34:

shum funny keto


  Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.