Forumi Horizont Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Taverna " Qyli " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7257)


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Janar 2005 - 05:48:

hajde MYZO hajde
se kom fryk te pi vetem
se mrom e katranosa fare
te them te verteten

DURRSAKU do ket shku me fjet
se neser osht per rruge
po hajt te fillojm vet
se edhe gocat kan shku per t'hong buke


Postuar nga myzeqari datë 29 Janar 2005 - 05:53:

Hajde lali ku eshte gota
mos te vij turp nga bota
na ka vejt mendja per te pire
hajt dhe me nje nuse te mire


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Janar 2005 - 06:03:

jo me gota , po me shishe
do ta gdhijme prap sonte
se do doja qe kjo nate si te tjerat
mes shoqeris te mos agonte


o kamarieeeer bjeri ato shishet e veres
qe i kom rujt vec per kto raste
na bjer edhe ca mish qingji
shpejt mo se me plase


Postuar nga myzeqari datë 29 Janar 2005 - 06:05:

E ta lumsha etnik djali
se gjithmon me kenaq
une ste luaj nga tavolina
dhe ti ta besh dhembin kaq


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Janar 2005 - 06:12:

po edhe te duash ti o vlla
te ikesh sonte nuk te le
e qe te te heq trurin fare
muzik shqiptare po te ve

hajt ja marrim nje vence
e shpirti gjithmon te kendofte
ja dollin e pare e kemi per veten
perher fati na ndricofte


Postuar nga myzeqari datë 29 Janar 2005 - 06:15:

Kete valle hiqe ti
se une nga keto gjera kam haruar
por kte veren qe me nxore
me gjith qejf kam per ta provuar


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Janar 2005 - 06:22:

pi mor myzo pi pa frik
se ty te kam goxha mik
vallen i pari po e marr vet
e kjo valle fund te mos ket


Postuar nga i/e paregjistruar datë 29 Janar 2005 - 06:22:

hey erdha prap une
u largova se kisha pune
por tani jam gati te kercej
te pij ca dhe te defrej


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Janar 2005 - 06:27:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
hey erdha prap une
u largova se kisha pune
por tani jam gati te kercej
te pij ca dhe te defrej



ti moj KEILA hajde kur te duash
edhe iso ne na mbaj
mos na turpero , pi pak vere
mos te te shoh me me caj


Postuar nga myzeqari datë 29 Janar 2005 - 06:29:

Hajt se na erdh dhe vajza
qe e kemi me kimet
kamarier bjeri gotat
qe ta pim ket sherbet

o ETNIK luaj belin
se e thake ciftetetelin
kte raki une do e mbaroj
qe dhe KEILA te kendoj


  Gjithsej 161 faqe: « E parë ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 1609 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.