Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 571 572 573 574 575 576 577 578 579 [580] 581 582 583 584 585 586 587 588 589 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Një shqiptar me banim në Itali ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 33 vjecare. Agjencia e lajmeve ANSA e cila bëri sot publik lajmin thotë se Shkëlqim Koni, 45 vjec pasi i ka prerë fytin bashkëshortes Rudina ka telefonuar karabinerët për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.
Ende nuk janë të qarta motivet që kanë cuar në këtë krim të rëndë, i cili ndodhi në mbrëmjen e së hënës në Villa Rosa të Martinsicuro. Policia nuk përjashton mundësinë e krimit për motive xhelozie.
Vrajsa mësohet se ka ndodhur në banesën e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite që jetonte në Itali dhe ishte pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi.
Ansa shkruan se Shkëlqim Koni ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur disa herë në fyt dhe në qafë bashkëshorten e tij Rudina. Në momentin e vrasjes fëmijët, 7 dhe 8 vjec kanë qenë duke fjetur në dhomën e tyre. Pas krimit, 45 vjecari ka telefonuar karabinierët dhe ka pritur që ato të vinin e ta arrestonin.
45 vjecari po merret në pyetje nga karabinierët, ndërsa dy fëmijët e ciftit i janë besuar disa të afërmve të tyre. Sipas medias italiane vrasja mjund të ketë ndodhur pas një debati familjar.
Shkëlqimi kishte frikë se mos humbiste fëmijët dhe bashkëshorten e tij për shkak të papunësisë. (Shume domethenese kjo fjalia e fundit. Ai kishte frike se mos e humbiste gruan nga papunesia ,e megjithate e vret ate.
Nuk di se si t'ia ve emrin kesaj?
Agjencia e lajmeve ANSA
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 571 572 573 574 575 576 577 578 579 [580] 581 582 583 584 585 586 587 588 589 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.