Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 571 572 573 574 575 576 577 578 579 [580] 581 582 583 584 585 586 587 588 589 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga arturm datë 29 Qershor 2011 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Vizio une e shoh problemin ne nje kendveshtrim tjeter . Mosperputhja eshte mese normale me kete menyre numerimi. Normale sepse ne realitet jane numeruar vetem fletet e kontestuara dhe te cilesuara te pavlefshme dhe jo te gjitha fletet e votimit te kutise. Nuk eshte e thjeshte te te shpjegoj proçeduren por shume gjera varen si jane pasqyruar ne tabelat perfundimtare te kutise rezultati dhe psataj si jane fiksuar ne tabelen perbledhese te Kzaz. Duke ditur qe Kzaz mund ti kete ndryshuar vendin dhe pozicionin fleteve te kontestuara, te pavlefshme etj etj.

Piktor!
Me fal po c'pune ka menyra e numerimit apo kodi zgjedhor ne kete muhabet.
Nuk eshte arsyetim i drejte ky qe ben ti, dhe po ta shpjegoj perse:

Pavaresisht nga u lexuan dhe ku u futen fletet e vlefshme, pavlefshme, kontestuara etj, une po flas per ne fund, tashme, te procesit.

Po te bej nje shembull:

Ne tirane kane votuar 1000 persona DUHET TE GJEHEN NE TOTAL 1000 FLETE VOTIMI SHUMEZUAR PER KATER, DMTH 4000 FLETE.

Ti mund ti ndash si te duash votat ndermjet 4 subjekteve (ate qe beri KQZ) qe votoheshin, ti marresh 10 njerit dhe ti heqesh 20 tjetrit e keshtu me rradhe.

SHUMA NE FUND DUHET TE JETE 4000 FLETE VOTIMI APO JO?

Tani perse ketu na dalin 870 vota diferenze me numurin e votuesve? Te pakten une keshtu e kam kuptuar, apo e ka,kuptuar gabim?

Matematika nuk eshte opinion.

I vetmi shpjegim llogjik eshte qe, pas votimit jane marre disa vota nga kutite e pahapura dhe jane hedhur ne kutite qe "do hapeshin". Ose me shpjegoni ndonje arsyetim tjeter.

P.s. Sa per rishkrimin e Kodit mundohesh kot i dashur sepse ti e di mire qe NUK KA LIGJ PERFEKT. Edhe kushtetutat qe jane kushtetuta kane nga nje Gjykate Kushtetuese (ne gjithe boten) sepse asnje kushtetute/ligj nuk mund te parashikoje c'do situate (e krijuar me bonsens apo malafede).
Puna eshte tek dinjiteti dhe integriteti i atij qe e aplikon ligjin, dhe po mungoi ky DINJITET bej ligje sa te duash ti (sa te kesh Ristanet aty lodhesh kot).


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 571 572 573 574 575 576 577 578 579 [580] 581 582 583 584 585 586 587 588 589 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.