Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 574 575 576 577 578 579 580 581 582 [583] 584 585 586 587 588 589 590 591 592 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 20 Janar 2010 - 20:10:

Akoma se kuptoj ku qendron problemi i regjistrimit te fese se secilit. Eshte nje statistike e thjeshte qe i duhet çdo vendi per te njohur aktualitetin. Ne shume vende te Evropes behet bashke me regjistrimin ne komune. Ka jave qe behen aluzione se regjistrimi i shqiptareve favorizon Greqine. Ne çfare cepi te trurit lindin keto ide? Greqia nuk eshte pronare e ndonje feje me te drejta autori. Eshte nje popullsi me shumice ortodokse, siç eshte dhe Rusia apo Serbia. Nese njerezit regjistrohen si ortodokse qe te kene perfitime kjo nuk domethene qe duhet te evitojme regjistrimin e popullsise. Ka metoda te tjera per te denoncuar dhe kontrolluar manipulime te tilla ne kohe te shkurter. Apo Kojdheli mendon se nuk kemi shtet, nuk kemi institucione dhe nuk kemi ide si mund te mbrohemi? Atehere pse pretendon ky pseudo-shtet te hyje ne Evrope?

Tentativa per te jetuar ne injorance tregon hapur sa frikacake jane shqiptaret. Imagjino, ne emer te patriotizmit preferojne te jetojne ne injorance, te mos dine sa jane, si jane dhe kush jane. Mjafton rreziku i larget i lidhjes me Greqine qe te zmbrapset çdo nevoje per statistika zyrtare. Sipas Kojdhelit duhet te mbajme statistikat e 1936, kur Shqiperia rezultonte me 60% myslimane. Dhe bota te na talle ne 2010 se nuk dime çfare populli jemi prej 70 vjetesh.

Frika ndaj regjistrimit ben qe rremujes ti shtohet rremuje, manipulimeve fetare ti shtohen manipulime te tjera dhe Shqiperia te jete pikerisht nje vend i rremujshem, pa qartesi, pa dijeni, pa vetenjohuri, ne menyre qe oligarkia ta kaleroje kollaj. Pastaj aluzioni se ortodokset jane greke eshte i turpshem dhe ofendues per cilindo. Si mund te stimulohen ide te tilla ne emer te patriotizmit? Per me teper, si mund te kete frike dikush nga regjistrimi i popullsise kur greket fusin njerezit e tyre ne parlamentin shqiptare (PBDNJ dikur, por tani i mori PD-ja deputetet). Dijetaret fjalor-pasur e fjali-koklavitur nuk e kuptoj pse tremben nga dordolecet e larget, duke ditur shume mire qe futja e kokes ne rere (model struci) na ben qesharake ne syte e botes dhe Greqia fiton me shume fale mungeses se kurajos se shqiptareve sesa fale regjistrimit fetar, i cili nuk ka si te kete lidhje me Greqine. Eshte sikur te evitosh te dalesh para pasqyres se mos keshilli i tullaceve te sekuestron kreherin.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 574 575 576 577 578 579 580 581 582 [583] 584 585 586 587 588 589 590 591 592 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.