Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 574 575 576 577 578 579 580 581 582 [583] 584 585 586 587 588 589 590 591 592 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Fajtori datë 30 Qershor 2011 - 22:35:

Piktori ka ca ide qe jo vetem nuk zgjidhin problemin por e rrisin. Ketu kemi kuti qe del numri ndryshe nga ai qe kane numeruar komisionet zonale, ndersa Piktori thote te zbrazen kutite pasi numerohen. Kjo domethene qe te behet nje pirg i madh me vota dhe mos marresh vesh kurre pse del numri ndryshe ne rang vendi. Eshte si te nderrosh hard diskun, skeden grafike, sistemin operativ, dhe dy shufra RAM, dhe ne fund te vrasesh mendjen pse nuk ndizet kompjuteri.

Se dyti, votimi elektronik eshte gjeja me barbare qe mund ti ndodhe demokracise shqiptare. Ajo qe do ndodhe eshte qe dikush ne KQZ do te jape nje shifer dhe ti nuk e kontrollon dot kurre eshte e vertete apo e manipuluar. Duhet te besosh qorrazi ata qe kane ne dore sistemin, pa asnje mundesi rinumerimi.

Se treti, kush tha se atyre ne Shqiperi i intereson te votojne emigrantet? Per ata do ishte nje hall i madh, duhet te shtrinin fushatat elektorale jashte kufijve, te bindnin nje turme njerezish pa kufij te caktuar. Kjo nuk u leverdis, aq me teper qe te pakten 30% e popullsise jeton jashte. Ky numer ndryshon vertet rezultatin e zgjedhjeve, nuk mund te injorohet. Ne Itali nje parti emigrantesh para cca vitesh doli nga asgjeja dhe ndryshoi konfigurimin e parlamentit. Ne Parlament erdhen ca njerez qe ne Itali si njihte askush. Pra ekziston precedenti qe emigrantet mund te ndryshojne parlamentin dhe kjo eshte e mundur per Shqiperine me shume sesa per Italine, ku emigrantet kane ikur para 50 vjetesh.

Se katerti, nuk duhet harruar ana e kundert e medaljes: demi qe sjellin emigrantet. Mos harroni qe shumica ketu njohin vetem Sali Berisha, Fatos Nano dhe maksimum Edi Rama. Eshte natyrale qe emigranti eshte skeptik ndaj figurave te reja, nuk i njeh, nuk i beson. Prandaj nese hapet votimi per shqiptaret jashte vendit kjo mund te favorizoje klikat e vjetra. Diskutimet e emigranteve jane shpesh ne nivelin "ti je komunist, Sala po lufton komunistet, etj". Mjafton te lexosh kete teme ca faqe perpara qe te kuptosh per cfare flas.

Pra, ne nje menyre apo tjetren, qofte kur emigrnatet sillen si konservatore, qofte kur sjellin inovacion ne parlament, panorama politike ndryshon. Mbetet per tu pare a ndryshon per mire apo i prish pune tyre qe jetojne ne Shqiperi. E drejta e manipulimit te nje shteti nga larg eshte pak e cuditshme. Ne fund ti voton per nje qeveri qe aplikon politikat e saj mbi ata qe banojne atje, jo mbi ty. Taksat i paguajne ata atje, jo ti. Ti mund te imponosh nje qeveri qe ka pikepamje nacionaliste por ne fakt ajo qeveri ka politika fiskale barbare per popullsine. Ne fund ti nuk humbet shume se gabove, ndersa banoret e Shqiperise e vuajne ne kurriz.

Per tu kthyer tek sistemi i votimit, nuk ka nevoje te jete votim elektronik qe te votojne te gjithe. Elektronika eshte zhvillim natyral kur njerezit kane nje moral dhe nje sistem te konsoliduar zgjedhor. Eshte kollajtesi teknologjike kur votat nuk manipulohen fizikisht. Ne nuk jemi ne ate faze. Eshte si ti besh operacion syve me lazer diskoteke. Ne manipulojme akoma votat prej letre, imagjino ci bejme atyre elektronike. Prandaj emigrantet mund te votojne me copa letre dhe te krijohen komisione rajonale per numerim. Partite te dergojne numeruesit e tyre, etj. Kaq mjafton qe te votojne shqiptaret jashte. A duhet te votojne pastaj eshte tjeter pune. Une mendoj se po, por duhet krijuar nje mekanizem qe shteti te mbrohet nga papergjegjshmeria e atij qe voton jashte.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 574 575 576 577 578 579 580 581 582 [583] 584 585 586 587 588 589 590 591 592 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.