Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 579 580 581 582 583 584 585 586 587 [588] 589 590 591 592 593 594 595 596 597 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Re: Piktor
Citim:Jam dakort me menyren si i trajton çeshtjet por jo me konkluzionet e tua.
Po citoj ato që tha arturm
Faktin e perjashtimit te emigranteve nga votimi. e perseris edhe nje here, eshte nje gje shume subjektive.
Une nuk mund te them qe "duhet se s'ben te mos votojne emigrantet", nuk thashe kete. Une mendoj se vota ime nuk do ishte "korrekte" per te vetmen arsye sepse une nuk jetoj atje dhe ai imi eshte vetem nje "perceptim" i situates dhe jo nje "prekje me dore" e saj.
A mund ta dime une dhe ti se cfare niveli ka korrupsioni ne Shqiperi ne krahasim me ata qe jetojne 360 dite ne Shqiperi? Une mendoj se jo.
Po te marr nje shembull per kete:
Kur erdhen ne Itali me mua prinderit e nuses sime, nuk kishim prere bilete kthimi sepse nuk e dinim se ne cfare rruge do ktheheshin, nuk pata asnje problem ne Rinas dhe kjo per mua do te thote jokorrupsion, ndersa kur erdhi nje mikja ime me prinderit e saj, edhe ajo pa bilete kthimi per prinderit, E DETYRUAN te blente nje, si bicim, "prenotim kthimi" dhe pagoi 10 euro per person. Ky i fundit per mua eshte korrupsion.
Dmth une. me 1,2, here qe shkoj ne Shqiperi nuk mund te perceptoj (ose e perceptoj ne menyre te gabuar) se ne cfare niveli eshte korrupsioni ne Shqiperi ne krahasim me njerezit e mij qe jetojne atje dhe u duhet te perballen pothuajse c'do dite me keto probleme. Kjo vlen si per korrupsionin, per taksat, per nivelin e sigurise etj etj etj.
Per ta mbyllur, une nuk jam per votimin e emigranteve, por kjo s'do te thote qe po e deshi shumica e emigranteve kete une te mos jem dakort. S'ka pse bejme polemike per kete.
Kthehemi tek thelbi i ceshtjes, mosrakordimi:
Mund edhe ta pranoj "teorine" tende te "gabimit njerezor" apo "neglizhences" se komisionereve. E pastaj?
Kjo do te thote, i dashur Piktor, qe kam te drejte une qe shpresoja ne nje hetim, parlamentar ose tjeter, dhe si rrjedhim zgjidhja e ketij problemi.
I dashur Piktor, shumica e atyre "gabuesve" qe flet ti e bejne me dashje gabimin (sepse e dine qe edhe PARTITE do ti mbrojne per kete) dhe ju duhet mbyllur rruga nje here e mire.
Duhen futur ne burg nqs gabojne, nuk eshte se ja ka dhene porosi mjeku qe te behen komisionere. Duan dhe behen, prandaj le te mbajne pergjegjesite e rolit qe luajne.
Une jam shume korrekt ne mendimin tim, DO POPULLI QE TE ME DREJTOJE BERISHA, BUJRUM, nuk eshte problem, por ama dua qe te jem i sigurte qe gjysma +1 e popullit e duan vertet kete gje, mjafton qe te kete nje proces te besueshem.
Edhe ne Itali nuk me pelqen Berluskoni, por perderisa e votojne shumica e italianeve, s'kam cfare te them.
Ne fund Piktor, per mosrakordim te 1 euro nuk mbyll dot kasat e nje supermarketi ne darke, dhe jo me te mbyllesh nje sistem te tere zgjedhor, APO JO?
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 579 580 581 582 583 584 585 586 587 [588] 589 590 591 592 593 594 595 596 597 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.