Forumi Horizont | Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
Letër Berishës nga djemtë e posterave
Kuvendi Civil, ashtu si edhe forumi “Rinia Aktive (pjesë e Kuvendit Civil), mësoi nëpërmjet mediave se kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e drejtuesve dhe aktivistëve të saj, pasi vendosën postera antiqeveritarë. Madje, kryeministri i ka kërkuar policisë lirimin tonë, (dy ditë pas arrestimit dhe 8 pas lirimit) duke dalë njëherazi në konkluzionin se autorë nuk ishim ne, po Edi Rama.
Zoti kryeministër
Ashtu siç edhe e ke zakon prej mburraveci bajat, nxiton të bësh “bamirësin” e të marrësh merita që nuk të takojnë. Ti “zemërgjeri” kërkon lirimin tonë. D.m.th., ti (pikërisht ti!) rrekesh të na thuash që nuk je kundër fjalës së lirë dhe shoqërisë civile. Pastaj zë e flet sërish për kundërshtarin tënd politik, na bashkon me atë dhe atë me ne, nëpër ca fjali të përçartura që duhet t’i lexosh nga katër herë për t’u marrë vesh rendin gjuhësor.
E para, ne, zoti kryeministër, kemi lidhje me zotin Rama, po aq sa kemi lidhje me ju. Por nuk është kjo çështja më e rëndësishme, megjithëse ju me dashje, tentoni ta fokusoni debatin këtu. Meqë paske pasur ndërmend të flisje për ato postera, atëherë mos u merr më ata që i kanë vënë, as me ata që nuk i kanë vënë. Përgjigju për ato që shkruheshin aty.
Ke ndonjë gjë për të thënë lidhur me akuzat që të bënim në atë poster? Janë akuza që ti bën sot, me zë apo pa zë, e gjithë Shqipëria. Ne të kërkonim në poster llogari për bëmat, me të cilat ke nxirë e përgjakur Shqipërinë vitet e fundit. Ti nuk reagon për to, siç nuk reagoni sot as për minatorët, as për varfërinë, e as për kasaphanën e krimeve të përditshme,
Është fyerje për popullin tënd të reagosh vetëm për luftën tënde politike zoti kryeministër dhe të heshtësh për hallet e popullit që pretendon se të ka votuar. Por duket se përgjigja qëndron te fakti se populli nuk të ka votuar. Ia keni zhvatur votën, përderisa silleni kështu me të.
Nuk na nxore ti nga qelitë. Ishte organi i akuzës që nuk gjeti arsye për të na arrestuar. Dhe meqë thua se njeh ligjet dhe tund shpesh gishtin duke thënë “ligji dhe vetëm ligji”, a nuk të bën përshtypje se qëndrimi për më shumë se 30 orë në paraburgim pa pasur arsye për të shkuar në gjykatë tregon se “diçka” nuk ka funksionuar siç duhet në organin e policisë, pra që ishin në kundravajtje ligjore?
Mos i hidhni më hi syve popullit dhe mos nxito të marrësh atë që nuk të takon. Mos i jep as merita ndokujt tjetër për këtë akt, sepse atë e bëri “Kuvendi Civil” në emër të qytetarëve të prekur nga keqpërdorimi dhe keqfunksionimi i ligjeve dhe i institucioneve të vendosura nën tutelë.
Ti e kupton ashtu sikurse ne dhe gjithë populli shqiptar, se në postera nuk bëhej fjalë për vdekje reale, por për braktisjen që i ke bërë Shqipërisë. Sepse ti nuk flet më prej kohësh me Shqipërinë, por vetëm me veten tënde. Ti dhe të tjerët e këtyre 20 viteve të fundit na e keni kthyer këtë vend në një gropë të mbushur me gjarpërinj. Duke na mirëdëgjuar, shpresojmë dhe që të na drejtkuptoni.
Ju faleminderit
Kuvendi Civil
Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.