Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)
Postuar nga robert datë 18 Qershor 2016 - 21:14:
Citim:
[i]Robert, cer halli ke or mik?!. [/B]
Halli i vetem qe kam eshte se komshija flet me ze te larte, (nuk eshte e re si komshija e shelgut, por plake), dhe kur me thote mirmengjezi, me duket sikur po me thote: prit ore maskara se ta tregoj une ty!
Redaktim, botim, pasurim, furfurime nuk kam nevoje, sepse jam ne periudhe qetesie tani. Persa i perket metrave, metrazheve, metrove, une kot i bera nje pyetje atyre te shoqates se botuesve, sic e kam zakon qe dergoj nje-dy here ne vit nga nje pyetje neper vende te ndryshme, si per t'mos lene veten ne gjume te gjate dimri, por edhe te shikoj cfare ka levizur andej nga Albanistani, jane demokratizuar ndopak, apo akoma me kohen e sulltan Hamitit. Ja mi gjete ti metrat tek panairi, por do me futesh ne siklet ke te dergoj atje te mi prezantoj librat! Apo ti hypi vete avionit, thua, te harxhoj 400 euro, e te fitoj 40 euro?! Edhe kjo behet, sepse merr dy-tre kartvizita nga njerez te librit, dhe rri pastaj nje vit te tere ne ethe, he, kur do dali ndonje qe interesohet per librat e mi!? Si ide nuk eshte e keqe! Por ata te shoqates xhanem, c'paten qe nuk dhane pergjigje!? Mos do kene ndonje inat te vjeter!? Se dhe une c'o ku i ngacmoj nga pak, por vetem pak ama!
Ah, se harrova! Sa libra kam botuar? -pyete. Dreqi e marrte, e kam harruar dhe vete! Po e kalojne numrin 10. Diku ketu tek forumi i kam prezantuar, por nuk e di nga i ka fshehur fajtori!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.