Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 23:47:

(vazhdim, Disa te...) Këto konflikte të mëvonshme do kenë bërë të vinin edhe të tjerë kolonë nga zonat lindore sllavo-folëse, duke bërë kështu të mundur futjen dhe zhvillimin e një gjuhe thuajse tjetër nga ajo arbëre apo latine. Arbërit veriorë, etj. janë asimiluar (dhe zhvilluar) me sllavo-folësit, -konfliktet arbër me arbër kanë ndikuar në këtë; por dhe sllavo-folësit janë asimiluar dhe përshtatur me arbo-folësit, patjetër nga kontakti i shumtë me këta banorë. (Ne folëm në këtë pasazh nën një këndvështrim tepër metafizik, sikur të kemi patur dy trupa krejt të huaj për njëri-tjetrin, por në fakt këto përzierje nuk kanë një fillim e mbarim, jo, ato kanë qenë të përhershme, por ne kapëm vetëm një periudhë të caktuar, atë disa shekuj para Krishtit deri disa shek. pas Kr., ndërsa për gjuhën sllave në territorin ballk. qëndror dhe perëndimor mendojmë se shekujt 4-5 deri 10-11 pas erës sonë i përshtaten futjes dhe zhvillimit të kësaj gjuhe në këtë territor të caktuar. Pra gjuha sllave është një pasuese e mëvonshme, ndërsa brumi etnik „sllav“ është më i hershëm. Njeriu i zakonshëm, i mësuar ti perceptojë fenomenet nën këndvështrimin metafizik, e ka të vështirë ta kuptojë këtë.)
Kështu nuk kemi të bëjmë me dy popullsi që kanë qenë të ndara prej mijra vjetësh tërësisht, por në të dyja popullsitë, atë kosovare shqiptare dhe atë serbe ka brum të vjetër të përbashkët, ka të rinj të ardhur të përbashkët, (më pak këta në brumin kosovar shqiptar), -gjithë këta i shohim jo vetëm në karakteristikat që përmendëm në fillim, por edhe në emrat dhe mbiemrat e mbetur. Biles këto tregojnë po aq qartë sa dhe fjalët e gjuhëve të ndryshme, se si popullsitë janë përzier. Dhe kur themi përzier, të kemi parasysh jo thjesht këndvështrimin metafizik, sikur kemi dy subjekte që nuk kanë kontaktuar kurrë me njëri-tjetrin, jo, kemi subjekte pjesë të të cilave largohen dhe pjesë të tjera të këtyre pjesëve bashkohen përsëri, ndërkohë që pjesë të tjera më tej bashkohen me të tjera, me të cilat dikur pjesërisht kanë patur të përbashkëta, e kështu pambarim. Pra, popullsitë janë ndërthurje pjesësh të brumrave që kanë patur të bëjnë dikur me ‘ta pjesërisht.
Meqë përmendëm emrat dhe mbiemrat, e shohim nga „Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485“ se shumë emra tingëllojnë puro sllav, të tjerë të përbashkët me ato të etnive të tjera. Biles aty gjen dhe emra tipikë myslimanë ose gjysma myslimanë e gjysma gjysëm-sllavë, pra/ose familje të përziera, gjë që tregon se si këta njerëz po kthenin pak e nga pak fenë për hir të favoreve të ndryshme apo për ti shpëtuar detyrimeve të ndryshme.
Përsa i përket emrave po zgjedhim dy emra, Milosh dhe Krajmir. Në pamje të parë duken si dy emra sllavë. Në fakt, shqipja e lashtë, e ruajtur pakza në jug të saj sot dhe në zona të Greqisë, e ka fjalën mil në kuptimin e të mirës. Pra kjo shqipe e lashtë thoshte mil dhe jo mir, siç thuhet sot ndër mbarë shqiptarët. (Si shkarazi po përsërisim se, kur unë dëgjoj sot polakë të ndryshëm që flasin, fonetika e tyre më kujton fonetikën e kësaj gjuhe të vjetër jugore, të dëgjuar nga goja e plakave dhe pleqëve të vjetër të jugut shqiptar. Për këtë kam folur pak në librin e fundit, „Komplekset…“)
Mendoj se edhe karakterin e veçantë të gjuhës greke ndër gjuhët europiane, fare mirë mund ta kërkojmë tek kjo gjuhë e lashtë „para-shqipe“, para-europiane të themi, e cila i përngjan të folurës së një fëmije të vogël, tek i cili nuk janë zhvilluar akoma mirë gjymtyrët morfologjikë të gojës. Kështu, ardhjet nga pellgu i Lindjes së Mesme, e transformuan atë gjuhë në greqishten e sotme, duke e ndarë nga kjo parashqipe e lashtë, e cila gjithashtu evoloi në tjetër drejtim. Ndërsa kontaktet më në veri me fise që përdornin boll tonin bashtingëllor „sh“, dhanë të tjera gjuhë, ku dallon polonishtja me paksa ngjashmëri fonetike me këtë „shqipe“ të lashtë, por në karakterin morfologjik kemi ngjashmëri edhe me çekishten, e sidomos me rumanishten dhe italishten, ngjashmërira këto që i gjejmë në të gjitha gjuhët europiane midis njëra-tjetrës. (vazhdon, Disa te...)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.