Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 27 Shkurt 2003 - 17:10:

Po e filloj nga fundi. MacDonalds eshte ushqimi me i shpifur ketu ne Itali, ku jetoj une. Me ate tallen emisionet e shume kanaleve televizive. Dhe kane te drejte sipas meje, une nuk e ha dot sepse eshte goxha e shpifur ne krahasim me buken dhe paninet e verteta qe ne shqiptaret jemi mesuar te hame.

Coca Cola eshte e kendshme.

Se dyti, te krahasosh Irakun me Gjermanine Naziste eshte propagande pa fakte. Iraku nuk po sulmon njeri dhe as e ben dot kete sic e kam thene me pare.

Se treti, naften Iraku nuk e shet dot sepse ja ka ndaluar ONU dhe USA (po i konsideroj vec packa se ONU eshte influencuar nga USA gjithmone).

Se katerti, cdo diktature eshte hedhur me dhune, por dhuna e jashtme nuk konsiderohet hedhje diktature por PUSHTIM. Aq me teper kur dhunen e ushtron amerika ne vendet arabe-myslimane pa miratimin e ONU-t.

Se pesti, po analizoj pak cfare eshte diktatura qe te arrij tek puna e palestinezeve. Mesa di une diktatura eshte te mos pyesesh njeri se cfare thote dhe te shtypesh ne gjak cdo tentative per liri. Ceshtja palestineze nuk eshte thjesht terroriste. Ose nese do ta shtrojme ne plan shqiptar palestinezet nuk jane me shume terroriste sesa kosovaret gjate luftes ne kosove. Palestinezet luftojne te kene vendin dhe te drejtat e tyre dhe vriten cdo dite nga Izraeli. E njejta gje ndodhi edhe me serbine qe i shkriu kosovaret. E pra kosovaret krijuan nje ushtri (te jashteligjshme sac e kane palestinezet) dhe sulmuan serbet etj etj. Aq e vertete eshte kjo saqe disa luftetare te UCK-se jane arrestuar per krime lufte muajin e fundit.
Pra nuk eshte veshtire te vrasesh e te shtypesh ne gjak tentativat per liri sic bene serbet apo sic bejne izraelianet. E veshtire eshte te krijohet ajo demokraci qe lejon nje popull te kete pavaresi ne gjykime, jete, art, shkolle, ekonomi, dhe pune. Pra edhe ai terrorizem palestinez ka nje domethenie, kundershton padrejtesira qe i behen qe nga 1954. Meqe Izraeli nuk do te njohe shtetin dhe territoret palestineze (dhe i hyn me tanke kur i teket), dhe meqe USA ve veton kunder vendimit demokratik unanim te ONU-t per te cuar kaskat blu ne Lindjen e Mesme, atehere zgjidhja mbetet terrorizmi. Ka shume analogji me problemin kosovar.
Diktature eshte te mos degjosh popujt por ti vrasesh vetem sepse duan tokat, gjuhen dhe identitetin e tyre.
Nese ke nevoje te dish me shume mbi historine e vendosjes se Izraelit ne 1954 mund te lexosh nje liber historie. Eshte sikur te mblidhen serbet e te pushtojne Rusine sepse 2000 vjet me pare kane jetuar aty.

Pika e fundit, gjetja e nje bombe ne Irak nuk justifikon asnje sulm ndaj tij, sepse USA ka me mijra bomba dhe me dhjetra atomike. Edhe po te gjehej nje arsenal i tere nuk mund te justifikohej nje sulm qe nuk mbeshtetet nga e gjithe aleanca atlantike. Dhe mos harroni se kisha ka nje teori katekiste qe ka parime goxha te thjeshta per te vleresuar luften. Rregulli kryesor eshte ky: Lufta vlen vetem kur sherben per te rregulluar nje te keqe me te madhe sesa ajo qe do krijoje. Sipas ketij rregulli kisha konfermoi sulmin e natos ne serbi pasi sherbeu per te ndaluar masakrat serbe. Por kesaj rradhe kisha nuk shikon asnje te keqe aq te madhe sa te pranoje nderhyrjen amerikane ne gjirin persik duke vrare e duke ndryshuar regjimet sipas qejfit. Iraku nuk po ben asgje te dukshme dhe ska asnje prove te tille. Nese do kish rrezikshmeri si shtet atehere do e shikonin dhe shtetet e tjera kete rrezikshmeri, jo vetem Bush & Co.

Pershendetje.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.