Forumi Horizont | Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)
epilepsia dhe te rejat e fundit rreth saj (1)
Cod. B24042006
Eshte nje semundje qene shqiperi njihet me thjeshte si semudja e tokes. Nje semundje ku truri kalon ne nje rritje te funskionit te nje zone te neuroneve qe shkarkojne ne menyre te zgjatur dhe keto gjera shoqerohen me tkurrjen e muskujve per nje kohe me te gjate. Probleme eshte qe duke qene kjo si shenja kryesore duhet te llogaritet se cfare pasojash mund te kete nese ne kete tkurrje marrin pjese muskuj te frykemarrjes.
Kerkime qe gjeta te publikuara ne revisten "PNAS" ne qershor 2004 tregojne se shenjat vijne si pasoje e nje mundese te pergjigjes nga neuronet,te stimujve bllokuar nga neuronet bllokues dhe eshte kjo qe e lejon trurin ti nenshtrohet asaj euforie ipereksitimi qe jep krizat epileptike. Keto kerkime qe cuan ne keto rezultate u drejtuan nga kerkues te universitetit "La Sapienza" te Romes () te drejtuar nga Fabrizio Eusebi, si dhe nje grup i drejtuar nga Giampaolo Cantore i Institutit per Kurimin e Epilepsise Neuromed i Venefros,ne Molise, qe eshte i specializuar ne nderhyjret kirurgjikale kundrejt formave ilaco-rezistente te epilepsise.
Ne ditet e sotme pjesa me e madhe e epilepsive kurohet me ilace por ka nje 10-15% e pacienteve qe kesaj terapije nuk i pergjigjen. Terapija tjeter qe ka kjo gje eshte ajo kirurgjikale por qe edhe kjo ka limitet e tjera sepse varet nga burimi i ikrizave epileptike.ka raste qe keto te jene te shperndara neper tru dhe ne kete rast nuk ka mundesi te kryhet nje nderhyrje kirurgjikale. Sigurisht qe varet edhe nga zona e prekur dhe nga funksioni qe ka ajo zone sepse nje heqje do te thote te humbet nje funksion qe varet se cfare eshte. Po ashtu ka raste edhe qe nuk arrihet te gjehet nje burim i mirfillte i krizave,dhe ne kete rast e vetmja shprese e ketyre eshte gjetja e nje ilaci qe te mund te kuroje edhe kete pjese te pacienteve.
Per kete qellim,ekipi i Romes dhe i Venefros kane analizuar ne laboratoret universitare indet e zonave burimore te krizave epileptike te marra nga nderhyrjet kirurgjikale tek pacientet e ndryshem. U identifikua nje kemanizem qe mund te jete edhe shkaku i pse-se qe nuk pergjigjet ilaceve te kesaj pjese te pacienteve.
Fillimisht duhet te thuhet ne keto zona qelizat jane hiperaktive. Por gjate nje faze ndermjet 2 krizave ky hiperaktivitet eshte i bllokuar nga qelizat bllokuese. Por ne disa momente ky bllokim fillon te vanitet dhe kemi nje furi tjeter hiperativiteti qe shperndahet ne zonat e aferta te trurit dhe fillojne krizen epileptike. Deri tani nuk dihet nese qelizat bllokuese ishin apo jo efikase....vazhdon
Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.