Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Ne tren ngela per nje moment totalisht e shastisur,me pelqen te shoh jashte perhere shpejtesine me te cilen kalon qytet-fshat-kompleks industrial etj.Por kesaj here ishte dicka tjeter,ishte pamja e nje treni tjeter paralel me ate ne te cilin ndodhesha une,po udhetonte ne anen e kundert.Shpejtesia me te cilen po shpejtonin ne drejtime totalisht te kundert,por me te njejtin qellim...dhe e bukura eshte qe kthehen ne te njejtin vend mbas cdo udhetimi ditor te lodhshem.
Kur isha e vogel,pyesja perhere mamin sesi arrinte"tleni"te ecte kaq shpejt,e mamaja duke ditur qe nje femije ne ate moshe s'do arrinte te kuptonte terma te rriturish sajonte historira me noj force te padukeshme qe e shtynte shpejt etj.
Yeah mamush,dhe tani besoj ne ate forcen e padukeshme qe shtyn nje tren dhe e ben te ece kaq shpejt,edhe pse tashme e konceptuar ndryshe...forca te ndryshme,madje dhe lloje te tjera treni.
- - -
Po kryeja ca pune ne zyren time te clubit studentor,njeri nga miqet e mi aty solli dike te vitit te pare qe duhet te na ndihmonte ne coordinimin e ballos vjetore.Vertete njeriu tipik i cili humbet ne turme,te cilit mund ti kalosh 100 here perkrah dhe te mos i mbash mend fytyren.Biond,sy te kalter,vetulla e qerpike bionde,i zbehte ne fytyre.Rroba pa pike karakteri,qe te mbulojne sa me teper trupin,jeanset tipike qe veshin te gjithe,fanela e nje marke qe po te dilje ne qytet do takoje 20 vete me te njejten gje.Deshira ime per te kontrolluar situaten shprehet ne shikimin tim,shikoj konstant tjetrin ne sy ndersa bisedoj...e ai mesa dukej po vihej ne siklet nga kjo,largonte shikimin sa ne tavan,sa ne dysheme.Me afrohet shoku im qe e la brenda dhe mbeshtet ne kolltukun tim,me shtyn i cike ne shenje qe te shkoj pak ke kendi i zyres te tije.I kerkoj falje dhe mbas pak i bashkohem atij,e ai ne shaka ma ben"ai u be si domate ne fytyre ndaj kujdes ".I pergjigjem qe s'eshte faji im dhe rivazhdoj ke kendi im.
- - -
I afrohet atije,mbeshtet ke mbeshtetesja e kolltukut, dhe zgjatet si nje femije 2 vjec te shohe projektin e tije te fundit nderkohe qe floket i perkedhelnin fytyren,puthje e lehte ne doren e majte...
Tjeter vend,tjeter dite,te tjere njerez...por ama e njejta skene orendish.
- - -
Do doja qe keto postime ti mbyllja ne nje kend,te quajtur poashtu Forumi Horizont,por ama me password ku do linte access vetem njerezve qe dua une.E kjo natyrisht,nuk do me shtynte shpesh te shkruaja ne 20 tema te tjera,duke ditur qe qe gjurmet do fshiheshin ne pak dite nga postimet vijuese te antareve te tjere.Mund ta quaja passwordi i deshires...yeah,passi i deshires
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.