Forumi Horizont | Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 583 584 585 586 587 588 589 590 591 [592] 593 594 595 596 597 598 599 600 601 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Re: Re: Re: Piktor
Citim:Degjo Arturm, une te mirkuptoj dhe deshiroj te njejten gje nga ty.
Po citoj ato që tha arturm
Piktor, po pergjigjem shkurt pyetjeve te tua:
Nuk mendoj qe opozita ka ndonje pergjegjesi te madhe per korrupsionin per arsyen e thjeshte qe ka ne dore "celesat e kashtes". Roli i saj eshte vetem te denoncoje rastet korruptive dhe kete ajo e ka bere shpesh (shpeshhere Erion Brace behet edhe "i merzitshem" me keto denoncime). Por per fat te keq, ne sistemin e restauruar aktualisht ne Shqiperi c'do mundim eshte i kote. Ne radhe te pare sepse pothuajse gjithe institucionet jane te kapura nga pushteti, dhe ne rradhe te dyte, dhe kete nuk e shpjegoj dot, shqiptaret kane "degjeneruar" fare nga pikpamja e moralit. Une nuk e di nese e ka fajin varferia apo ku e di une per kete, por kjo eshte e vertete.
Si ka mundesi qe ne skandale te tilla si ai i Pangos une kam degjuar shume shqiptare qe ta justifikojne ate me faktin qe "ajo kurva ju krujt vet"? A eshte e mundur qe per t'ja bere te kuptoje kete gje nje shqiptari duhet gjithmone qe ti thuash "po te ishte motra jote ajo" dhe jo "asnje gruaje nuk i behet presion per te ta dhene me zorr").
Si ka mundesi qe pas skandalit Meta rreth 100.000 shqiptare e votuan prape ate?
Si ka mundesi qe nje person qe eshte pergjegjes per vrasjen e 4 te pafajshemve garon per Tiranen dhe merr 50 per qind te votave?
Si eshte e mundur qe vjehrra ime beson qe ata ne demostrate jane vrare me stilolapsa-pistolete?
Si ka mundesi qe njerez ketu ne forum qe kane vite jashte shtetit thone me nje idiotesi (qe te ben te te vije gjynaf) naturale "vete e kerkuan vdekjen ata, c'deshen ne demostrate?"
Si eshte e mundur qe shqiptaret, qe u dogjen njehere me firmat piramidale se s'u degjua FMN, sot nuk acarohen kur kryeministri i vendit e shperfill prape rekomandimet e saj? Ne 96 FMN thoshte "mbylli firmat" ai thoshte "jane parate me te pastra ne bote", sot FMN thote "po e ekzagjeron me borxhin ekonomik, duhen prekur taksat" ai thote "do dyfishojme rrogat dhe pensionet" dhe asnje shqiptar nuk habitet me keto.
etj etj etj
Pse ne Shqiptaret jemi katandisur keshtu?
Keto reflektohen edhe ne politike i dashur Piktor, dhe jemi ketu ku jemi.
Per radikalizimin:
Te dyja palet bejne "lojra politike" here te bindeshme e here te pabindeshme. Kjo eshte edhe e bukura e politkes. Por ama, ne sistemet demokratike te konsoliduara eshte krijuar sistemi i tille qe keto "lojra politike" te avantazhojne here njeren pale dhe here tjetren (me te ashtuquajturin rotacion te pushtetit). Ne qofte se njera nga palet ben te mundur qe te krijoje "nje sistem" ku te kene vlere vetem "lojrat" e saj dhe te deshtojne gjithmone ato te kundershtarit, atehere eshte e padiskutueshme qe do shkohet ne radikalizim te situates. Pushteti ne Shqiperi tashme i ngjan asaj thenies se nje filmi shqiptar "topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vete". Veretet ti mendon se mund te zgjase shume kjo?
Per sa i perket krizes politike parlamentare i bashkohem pergjigjes se Rajmondit, nuk rrezohet "me bese" Sali Berisha.
Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 583 584 585 586 587 588 589 590 591 [592] 593 594 595 596 597 598 599 600 601 » ... E fundit » Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.