Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 585 586 587 588 589 590 591 592 593 [594] 595 596 597 598 599 600 601 602 603 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 07 Korrik 2011 - 10:19:

Arvizu: KQZ të shpallte rezultatin menjëherë pas 14 majit

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, duke folur në emisionin Debat në Vizion Plus, i pyetur se është krizë kjo që po kalon Shqipëria, tha se situata është serioze.

Ambasadori tha se numërimi ishte pozitiv dhe pati një rezultat paraprak.

“Nëse do flisni për numërimin si kriter, atëherë vlerësimi është tejet pozitiv, sepse në Tiranë kam ndjerë, nëse flasim në sensin teknik, pati një rezultat paraprak, QE TE GJITHE E DIME NE 14 Maj".

Sërish duke folur për votat e hedhura gabim, Arvizu tha se “Do kishte qenë më mirë nëse procedurat do të ishin më të qarta më herët. Ajo që ka ndodhur nga ajo kohë është shtjelluar në kontekst ligjor. Do kishte qenë shumë më mirë nëse do kishte qenë më i qartë që në fillim.”

“Dyshoj që në SHBA të ketë ndodhur që të ndryshohen rregullat e lojës në mes të lojës,” tha Arvizu.

Ambasadori shprehu zhgënjimin për KQZ-në.

“Ndjehesh i zhgënjyer pasi KQZ ka vepruar në mënyrë partiake në çdo hap. Por është e vështirë për mua të jem tejet kritik, pasi KQZ ka vepruar ashtu siç pritej,” tha ambasadori duke theksuar se çështja e funksionimit të KQZ duhet riparë.

I pyetur nëse Rama është një partner i besueshëm për SHBA-në, Arvizu tha: “Absolutisht po. Nuk kam dyshime për këtë.”



...Per me shume: http://www.gazetatema.net/web/?p=29385





p.s. Me ne fund, foli dhe ky Zoterija HAPUR, sic eshte e verteta!!!


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 585 586 587 588 589 590 591 592 593 [594] 595 596 597 598 599 600 601 602 603 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.