Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 588 589 590 591 592 593 594 595 596 [597] 598 599 600 601 602 603 604 605 606 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
oooopssssssss nuk paska hy pa dashje ... i referohet ''Projektligjit Biberaj'' qe mbron spiunet
Per me shume info :
Projektligji i propozuar nga deputeti Aleksander Biberaj, per hapjen e dosjeve te ish-sigurimit te shtetit shqiptare te kohes se komunizmit, cuditerisht menjanon (mbron) pikerisht spiunet e rregjimit. E habitshme por e vertete! Pavaresisht se "drafti Biberaj" pretendon te kete si qellim kryesor hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, ne fakt projekti i tij eshte ndertuar intelektualisht kryekeput ndryshe, duke lene ne hije thelbin e supozuar te ligjit, nepermjet zgjerimit artificial me kategori zyrtaresh jo relevante. Shikoni ne vijim, se per cfare zyrtaresh te sotem publike, kerkon hapjen e dosjeve drafti ne fjale, per shkak te papajtueshmerise me funksionet e kryera gjate komunizmit:
a) Anëtarë ose kandidat i Byrosë Politike, anëtarë ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, me përjashtim të rasteve kur është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
b) Anëtarë qeverie, anëtarë i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991;
c) Zv. Ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativë (legal apo ilegal), bashkëpunëtorë sekret të organeve të Sigurimit të Shtetit;
d) Bashkëpunëtorë si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja apo të organeve analoge;
e) I dënuar me vendim të formës së prerë, për krimet kundër njerëzimit, për shpifje apo dëshmi të rremë në procese politike speciale;
f) Anëtarë i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtarë në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitarë rëndues në proceset politike.....
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 588 589 590 591 592 593 594 595 596 [597] 598 599 600 601 602 603 604 605 606 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.