Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 590 591 592 593 594 595 596 597 598 [599] 600 601 602 603 604 605 606 607 608 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Piktor datë 09 Korrik 2011 - 00:35:

Re: Vendimi përfundimtar, Kolegji i jep Tiranën Bashës

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Kolegji Zgjedhor dhjetë minuta pas mbledhjes së tij sot, rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste për kthimin e çështjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendrat e votimit në kryeqytet.

Sipas relatores Sashenka Jonuzi, rrëzimi nga Kolegji është argumentuar me kalimin e afateve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

* * *

Ta gezoni Shqiptare, Mbretin "Sali"!

Jam i bindur se, nuk do jete vone kur Sali Berisha te ndryshoje dhe Kushteten duke e kthyer Shqiperine ne Monarki, me Mbret, Lartmadhnine e Tije Saili Berishen me pasardhes Shkelzenin & Argiten!

Cfare e pengon tashme ate te beje nje gje te tille?!
Kur cdo padi ne gjykate, kundrejt Atije dhe Ministrave te tije, mbyllet per tejkalim (!!!) afatesh proceduriale?!
Kur, cdo Ligj, qofte ai edhe per Fatet e Shqiperise e miraton ne Parlament me VETEM me votat e 73 hajduteve ( (S)Ali Baba= me me 40 hajdute ( Saliu ka 73)!!!

Ta gezoni Shqiptare Diktaturen Monarkiste te Sali Berishes.
Ate meritoni! Nuk jeni mesuar JU me Demokraci. Doni Diktature. Hall e paci, mjerane!

Merre me qete Vizio. Ja keshtu e kane keto pune, gjysma gezon lirine e gjysma perjeton diktaturen.
Sa me shume qe i afrohemi europes aq me shume do ta ndiejme diktaturen dhe do kemi nostalgji per keto dite lirie.

ja lexo 12 pikat e meposhtme qe i ka vene kusht europa shqiperise.


1 - Të sigurojë funksionimin e duhur të Parlamentit, në bazë të një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike.
2 - Të miratojë ligjet që janë pezull dhe kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend
3 - Të emërojë Avokatin e Popullit dhe të sigurojë një seancë të rregullt dëgjimi dhe votimi për kandidaturat e presidentit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë
4 - Të ndryshojë Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR
5 - Të sigurojë se zgjedhjet do të kryhen në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare.
6 - Të përfundojë hapat thelbësorë në reformën e administratës publike, duke përfshirë edhe amendamentet e Kodit Civil dhe të forcojë Departamentin e Administratës Publike, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit të administratës publike dhe forcimin e emërimeve të bazuara në merita.
7 - Të forcojë sundimin e ligjit përmes miratimit dhe zbatimit të një strategjie të reformës në gjyqësor, duke siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore.
8 - Të zbatojë efektivisht strategjinë antikorrupsion të qeverisë dhe planin e veprimit. Të heqë pengesat për hetimin e gjyqtarëve, ministrave dhe anëtarëve të parlamentit; të japë prova se ka hetuar dhe dënuar rastet e korrupsionit në të gjitha nivelet.
9 - Të forcojë luftën kundër krimit të organizuar, bazuar në hetime proaktive, të shtojë bashkëpunimin me partnerët rajonalë dhe të BE-së dhe të koordinojë më mirë punën e agjencive të zbatimit të ligjit. Të ketë rezultate pozitive në këtë fushë.
10 - Të përgatisë, adoptojë dhe implementojë një strategji kombëtare dhe plan veprimi mbi të drejtat pronësore, duke u konsultuar gjerësisht me rastet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut; kjo parashikon kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe procesin e legalizimeve.
11 - Të ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos për gratë, fëmijët dhe romët, dhe të zbatojnë efektivisht politikave antidiskriminuese.
12 - Të marrë masa shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në rajonet e policisë, paraburgim dhe në burgje. Të forcojë ndjekjen e rasteve të keqtrajtimit dhe të përmirësojë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në këtë fushë.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 590 591 592 593 594 595 596 597 598 [599] 600 601 602 603 604 605 606 607 608 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.