Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- ALBANY (prejardhja e ketij emri) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10454)
Duke hedhur syte kot tek kjo teme, pashe emertimin e Liceut dhe mu kujtua dicka nga nje punim qe mbarova para nja dy muajsh, dhe thashe ta hedh ketu vetem ate pjese; ndoshta i duket ndokujt interesante. Mbi vete Liceun nuk kam gje ne kete punim, por pas leximit te kesaj pjese qe vjen me poshte, cdo kush do mendoje se ka shume mundesi qe "Lice-u" vjen nga pema e Lisit, ku mblidheshin dikur burrat e ditur e diskutonin problemet e ndryshme. Kush ka durim le ta lexoje. Po e ndaj ne disa pjese.
...
Tek shohim fjalët e mëposhtëme hungareze, e tek i krahasojmë me ato turke, shohim më së shumti mospërputhje. E megjithatë, me të drejtë ato janë kategorizuar në të njëjtin grup, atë alltajo-ugur. Por un do thoja se po me të drejtë, si kjo hungareze ashtu dhe ajo turke kanë boll ngjashmëri me gjuhët IE. P.sh., tek turqishtja kishim për qytetar = vatandash, ndërsa tek hungarezja = polgar. Duket ashiqari, se si kjo turke, ashtu dhe kjo hungareze nuk kanë të bëjnë me gjuhët alltajo-ugure, (ndonëse ne nuk i njohim ato). Vetë si koncepte këto janë të reja, -jo më të hershme nga 4÷3 mij vjet-, dhe i përkasin shoqërive të zhvilluara, prej nga janë huazuar.
Vetë fjala vatan gjindet në shumë gjuhë për vendin ku banon, për atdheun; si në arabishte ashtu dhe kudo. Në persishte bën –në mos gaboj– bhatan. Pra, turqishtja është bazuar për termin qytetar tek fjala e gjetur në jug të kontinentit aziatik, vatan. Por dhe kjo hungareze duket nuk është autentike alltajo- dhe fino-ugure, por duket është bazuar tek ajo fjalë e greqishtes së vjetër, poli-s, që tregonte qytetin, grumbullin e njerzve. (Do flasim pak më poshtë për ‘të.) Edhe fonem-morfema e dytë në emërtimin hungarez, gar, ka shumë mundësi të jetë e huazuar nga aq e përhapura fjalë e gur-it (sasso, pietra; Stein) në shumë gjuhë dhe (duket) me prejardhje nga semitishtet e vjetra veriore, kër, kur. Pra, fise veriore ballkanase e kanë të formuar emërtimin e qytetarit nga fjalët greke antike. Si poli-s ashtu dhe agora (vendi ku mblidheshin burrat dhe diskutonin problemet e fshatit apo qytetit në shoqëritë greke antike), janë dy pjesmarrsit e fjalës hungareze. (Vazhdon
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.