Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14244)
Postuar nga Tulipani datë 30 Gusht 2007 - 00:36:
Nese do te arsyetonim...
Citim:
Po citoj ato që tha aquila
Eshte e qarte qe nje ndertim i tille, do te ndikonte ne ndotien e ambjentit.
Por duke patur ne konsiderat qe ne jemi te paisur me nje imunitet te plote biologjik, si fizike dhe mental nga ndotjet qe na la e kaluara e kuqe komuniste , mendoj qe nje nje central i tille per thyerjen gjeografike qe kemi nuk do te na bente ndoje gje.
Ne qofte se do te ndertohej simbas normave Europiane, ashtu si e kane dhe shume vende perendimore, kjo do te thote jo vetem zgjidhje krize energjitike por dhe nje bum ekonomik.
~Persa i perket shendetit, neve shqiptareve po te na pickoj gjarperi eshte ai qe do te helmohet.~(shaka)
Eshte nje zgjidhje por a thua eshte ajo qe ben per ne ? nuk do ta merrja parasysh rastin e Italise ... budallallek me te madh zor se perseritet me : ti lesh nje populli qe s'merr vesh aftesine per te vendosur nje gje kaq te rendesishme ? Budallalleku duket me i madh nese marrim parasysh qe Italia i ka ne kufi centralet e Frances pra nese do te ndodhte dicka s'besoj se Italia do kursehej ... nejse te kthehemi tek ceshtja jone :
Te besh 1 central nuklear s'eshte si te porositesh nje torte ne dyqan ... kushton miliarda dhe ato investimet e huaja qe lexova siper s'jane vec borxhe te ardhshme per Shqiperine qe do ti shtoheshin miliardave qe kemi borxh tashme ... pastaj dyshoj qe ndokush do te na jepte dhe borxh te ketij lloji.
s'duhen ngaterruar centralet e sotme me ato te 20 vjeteve me pare sepse do te ishte gabim i rende dhe nuk duhen pergjithesuar sepse s'jane te te njejtit lloj. Ndoshta jane me te sigurt se nje stufe me gas qe perdorim per ngrohje. duhet precizuar se Cernobili qe vertet nje katastrofe por ajo qe nuk thuhet eshte se ndodhi per nje gabim njerezor nga neglizhenca per te mos pranuar para udheheqjes ruse se centrali kishte probleme. Persa i perket skorieve Brisi une nuk di te hidhen ne det sepse nuk jane tamam ne formen e plehrave ... nje menyre qe perdoret sot eshte groposja e tyre ne tunele te ndertuar enkas ne Siberi e gjetke por mepare jane te izoluara me teknika te posacme.
Shqiperia eshte vend i vogel, ka burime natyrore e ato duhet te shfrytezoje... flas per mundesine e ndertimit te hidrocentraleve te vegjel qe jane sot per sot nje nga menyrat e fitimit te energjise me pak ndotese dhe invazive per ambjentin. Megjithese duhet konsideruar absurditeti i ligjit shqiptar i cili nuk lejon me shume se nje tot numer licencash per ndertimin e hidrocentraleve.
Nje tjeter zgjidhje eshte promovimi efikas i paneleve diellore por jo vetem ato per ngrohje qe shikojme rendom neper pallatet tona por flas per shfrytezimin e diellit per te prodhuar energji elektrike. Pjesa tjeter mund te importohet si ben gjithe bota ose te shikohen burime te tjera alternative .. pastaj duhet konsideruar fakti se gati 70 % e energjise humbet ne linje, humbet neper shtepite tona te paizoluara mire humbet sepse shperdorohet ... llogaria behet sakte fare ...
Duhet te sensibilizohemi te konsiderojme kushtet e vendit tone e jo te marrim zgjidhjet e te tjereve e ti parashtrojme per nje mikrosistem sic jemi ...
Zgjidhja??? Nje qeveri largpamese do te guxoja te thoshja por kjo shprese e imja si gjithmone ndoshta do te ngelet vec utopi
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.