Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Ligji "Për të drejtën e autorit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=168)


Postuar nga Ami- datë 30 Janar 2003 - 06:21:

Kreu VII

KREU VII
MBROJTJA E SHFAQEVE, FONOGRAMEVE DHE PROGRAMEVE

Neni 34
Veprime që kërkojnë autorizimin e ekzekutuesëve

Pa autorizimin e ekzekutuesëve asnjë person nuk mund të kryjë veprimet e mëposhtëme:

1. Trasmetimin e programeve të tyre, përveç rasteve kur programet përbëhen:
a) nga një regjistrim i shfaqes, pa përfshirë regjistrimet e bëra sipas kushteve të nenin 39;
b) nga një ritrasmetim të autorizuar nga organizata, që ka trasmetuar programin e parë.

2. Dhënien për publik të shfaqes së tyre, veç rasteve kur dhënia përbëhet:
a) nga një regjistrim i programit;
b) nga një trasmetim i shfaqes.

3. Regjistrimin e shfaqes së paregjistruar
4. Riprodhimin e një regjistrimi të shfaqes së tyre, në secilin prej rasteve të mëposhtëme:
a) kur shfaqja është e regjistruar më parë më parë me autorizimin e tyre;
b) kur riprodhimi bëhet për qëllime të tjera, ndryshe nga ato për të cilat ekzekutuesin kanë dhënë autorizimin e tyre;
c) kur shfaqja është regjistruar fillimisht në përputhje me dispozitat e nenit 35, por prodhimi është bërë për qëllime të tjera nga ato që përmneden në atë nen;

Në mungesë të një marrveshjeje kontratuare, që parashikon të kundërtën , ose të rrethanave të punësimit, nga të cilat del normalisht e kundërta:

a) autorizimi për të transferuar nuk nënkupton autorizimin për të lëshuar liçencë për organizata të tjera që të trasmetojnë këtë shfaqe.
b) Autorizimi për të trasmetuar nuk nënkupton një autorizim për regjistrimin e shfaqes;
c) Autorizimi për regjistrim të shfaqes apo riprodhim të regjistrimit nuk nënkupton një autorizim për trasmetimin e shfaqes;
ç) autorizimi për të trasmetuar dhe regjistruar shfaqen nuk nënkupton një autorizim për riprodhim dhe regjistrim.

Që nga çasti kur ekzekutuesit kanë dhënë autorizimin e shfaqes për përfshirjen e shfaqes së tyre në një regjistrim vizual a audiovizual dispozitat e paragrafëfe të parë e të dytë, shkronjat “c“ dhe “ç“ nuk veprojnë.

Asnjë paragraf i këtij neni nuk iu heq të drejtën ekzekutuesëve për të bërë kontrata me kushte e klauzola më të favorshme për shfaqjet e tyre.

Mbrojtja sipas këtij neni mbaron në krye të 50 vjetëve, duke filluar nga fundi i vitit në të cilin është dhënë shfaqja.

Neni 35
Akte që kërkojnë autorizimin e prodhuesëvetë fonogramëve

Pa autorizimin e prodhuesëve të fonogramëve, asnjeri nuk mund:
a) të riprodhojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi fonogramin e tij
b) të importojë ndonjë kopje të fonogramit të tij
c) të japë hua ose të lëshojë me qira kopje të fonogramit të tij.

Mbrojtja e përmendur në paragrafin e parë mbaron në fund të periudhës 50 vjeçare, duke filluar nga fundi i vitit, kur fonogrami është prodhuar për herë të parë.

Neni 36
Shpërblimi për prodhimin e fonogramëve

Nëse një fonogram i botuar për qëllime komericiale, ose riprodhimi i një fonogrami të tillë, përdoret drejtpërsëdrejti për trasmetim ose për t‘iu dhënë publikut, atëherë përdoruesi i paguan prodhuesit sipas marrëveshjes një shpërblim për ekzekutuesit dhe prodhuesit e programit.
Nëse ndërmjet ekzekutuesëve dhe prodhuesit nuk ka marrëveshje, atëherë gjysma e shumës së marrë nga prodhuesi do t‘iu paguhet ekzekutuesëve nga ana e prodhuesit.
Detyrimi për shpërblim mbaron në krye të 50 vjetëve, duke filluar nga fundi i vitit në të cilin fonogrami u riprodhua për herë të parë.

Neni 37
Veprime që kërkojnë autorizimin o organizatave transmetuese

Pa autorizimin e organizatave transmetuese një person nuk mund të bëjë veprimet e mëposhtëme:
1. Ritransmetimin e programeve të tyre.
2. Regjistrimin e programeve të tyre
3. Riprodhimin e një regjistrimi të programeve të tyre:
a) kur regjistrimi, nga i cili është kryer një riprodhim, është bërë pa autorizimin e tyre;
b) kur transmetimi është regjistruar fillimisht në përputhje me dispozitat e nenit 39. Kur riprodhimi është kryer për qëllime të ndryshme nga ato, për të cilat është bëhet fjalë në këtë nen.

Mbrojtja sipas këtij neni përfundon në krye të 50 vjetëve, duke filluar që nga fundi i vitit në të cilin është bërë transmetimi.

Neni 38
Kufizime për mbrojtjen

Nenet 35, 36, dhe 37 të këtij ligji nuk zbatohen kur veprimet e përmendura në to janë bërë:
a) për përdorimprivat, mësimdhënie ose kërkime shkencore, me kusht që një përdorim i tillë të mos bjerë në kundërshtim me shfrytëzimin normal (të një shfaqeje, fonogrami apo transmetimi) dhe kurdoherë pa dëmtuar në masë të madhe interesat ligjore të pronarëve të të drejtave, që jepen me dispozitë në këtë kapitull;
b) për dhënien e lajmeve aktuale, me kusht që të përdoren vetëm pjesë të shkurtëra të një shfaqeje, të një fonogrami ose të një transmetimi;
c) për citate, në forma të shkurtra nga një shfaqje, një fonogram ose një transmetim, me kusht që këto citate të përputhen me praktikën e zakonshme të qëllimit informativ të këtyre citateve;
ç) për qëllime të tjera të tilla, që përfshihen në kufizimet për të drejtat ekonomike në veprat letrare dhe artistike sipas Kreut III.

Kërkesat për autorizim në nenet 35, 36 dhe 37 të sipërpërmendur për të bërë regjistrimet e e shfaqeve dhe transmetimeve, për të riprodhuar regjistrime të tilla dhe për të riprodhuar fonograme të botuara për qëllime komerciale nuk merren parasysh, kur regjistrimi nga riprodhimi është bërë prej një organizate transmetuese me anë të mjeteve të veta dhe për programet e veta, vetëm në rast se:

a) lidhur me çdo transmetim të regjistrimit të një shfaqeje ose të një riprodhimi të bërë prej saj, sipas këtij paragrafi, organizata transmetuese ka të drejtën për të transmetuar pikërisht këtë shfaqje;
b) Lidhur me çda transmetim të regjistrimit të një shfaqeje ose të një riprodhimi të bërë prej saj, sipas këtj paragrafi, organizata transmetuese ka të drejtën të transmetojë pikërisht këtë program;
c) lidhur me çdo regjistrim të bërë, sipas këtij paragrafi ose të një riprodhimi prej saj, regjistrimi i çdo prodhimi prej saj shkatërrohet brenda gjashtëdhjetë ditëve, përveç kopjes së vetme, e cila mund të ruhet vetëm për qëllime arkivimi.

Neni 39
Shenja për mbrojtjen e fonogrameve

Si kusht për mbrojtjene fonogrameve, parashikuar nga nenet 35 dhe 36 të këtij ligji, të gjitha kopjet e fonogrameve të botuara dhe ambalazhimet e tyre duhet të kenë një shënim me shenjën “P“ (shkronja “P“ e brendashkruar në një rreth), të shoqëruar me datën dhe vitin e botimit të parë, me qëllim që të paralajmërohet se është prodhim i mbrojtur. Nëse kopjet ose ambalazhet e tyre nuk e identifikojnë prodhuesin a blerësin e patentës nga prodhuesi, duke dhënë emrin, markën e prodhimit ose shënime të tjera, atëherë shënimet duhet të përfshijnë emrin e pronarit të të drejtave të prodhimit. Kur kopjet ose ambalazhet e tyre nuk identifikojnë ekzekutuesit kryesorë, ateherë shënimi duhet të përfshijë emrin e personit që ka të drejtën e autorësisë së këtyre ekzekutuesëve, sipas kushteve të këtij ligji.

Neni 40
Fusha e zbatimit

Mbrojtja e ekzekutuesëve sipas dispozitave të neneve 35 dhe 36 të këtij ligji është e zbatueshmë kur:
a) ekzekutuesi është më shtetësi shqiptare;
b) shfaqja është dhënë në territorin e Shqipërisë;
c) Shfaqja është regjistruar në një fonogram, i cili përfshihet në të drejtat e mbrojtjes sipas paragrafit të dytë;
ç) shfaqja, e cila nuk është regjistruar në fonogram, përfshihet në një testament që ka të drejtën e mbrojtjes sipas paragrafit të tretë.

Mbrojtja e fonogrameve sipas neneve 36 dhe 37 zbatohet kur:
a) selia e organizatës ndodhet në Shqipëri;
b) programi është transmetuar nga një stacion që ndodhet në Shqipëri.

Ky ligj zbatohet edhe për shfaqjet, fonogramet dhe programet që duhet të mbrohen në përputhje me konventat ku bën pjesë Shqipëria.


-------------------------Vijon ne mesazhet e ardhshme..............


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.