| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Egoizmi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16837)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Egoizmi eshte nevoje baze e cdo organizmi biologjik qe te jetoje. Te rralla jane rastet qe individi i nje specie ve altruizmin para egoizmit. Ne mos gaboj nje lloj zogu qe kur shikon rrezikun bertet per te lajmeruar te tjeret, edhe pse kjo e ben te diktohet ku eshte dhe te vdese shume shpejt po nga ai rrezik.
Egoizmi eshte pjese perberese e cdo individi. Dhe shumica prej nesh po te shtrydhin pak trute do e kuptojne qe edhe dashuria nuk eshte gje tjeter vecse nje forme egoizmi, sepse njeriu nuk dashuron menyren si eshte gatuar individi tjeter me shume sesa dashuron veten ne gjendjen qe i shkakton njeriu tjeter. Shkurt hesapi, cdo gje kalon nga egoizmi dhe pavaresisht se ai term perdoret ne forma negative mbetet forma natyrale e organizmave jetesore, duke filluar nga qelizat apo neuronet qe konkurrojne per te njejtat burime energjitike e deri tek njeriu apo elefanti.
Altruizmi, e kunderta e egoizmit, eshte gje e mire, por thelle ne psikologjine e shume individeve qe sillen si altruiste fshihen koklavitje mendore dhe perfitime shoqerore qe perbejne burimin e vertete te altruizmit. Ne boten qe jetojme te dalesh si altruist eshte nje tentacion i kthyer ne mode nga mamat, babat apo shoket.
ne kemi brenda vetes qenjen bio, por kemi edhe qenjen sociale, humane, pikerisht ate pjese qe na ve mbi te gjitha gjallesat(ke me shume e ke me pak).| Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.