Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sidomos per Fajtorin, a duhet ta priste Berisha Bruno Vespen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17089)


Postuar nga arturm datë 01 Qershor 2009 - 23:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka ikur koha qe thuhej "ne nuk flasim me me Kinen dhe Bashkimin Sovjetik" se na kane ofenduar. Jetojme ne boten globale dhe duhet te kryejme levizjet e duhura qe te bashkejetojme me boten.




Ku na paska ikur ajo kohe o Fajtor. A nuk jane ne rend te dites lajmet ku USA Anglia apo shtete te tjera qe ne duam "t'ju ngjajme" nuk i lejojne hyrjen dikujt si "person i padeshiruar"?

Pothuajse c'muaj degjojme lajme te tilla (apo nuk eshte e vertete?).
Citim:


Se dyti, kjo nuk do te pelqeje, por do mundohem te ta spjegoj. Personalisht nuk jam shume larg opnionit te Vespes apo Bossit, jo sepse jam "italianizuar" (siç the me pare), por sepse me intereson te jemi nje komb i nderuar. Ne kohen kur niseshin gomone çdo nate, Shqiperia u kthye ne port i trafiqeve me te shemtuara. Ne rruget dhe hotelet e Shqiperise u perdhunuan femra moldave e shqiptare, neper det u hodhen kineze e shqiptare, ndersa bashke me njerezit ne Itali arrinte nje sasi e konsiderueshme droge. E pra, kjo na çnderoi si komb dhe konseguencat i vuajme mbi shpatulla akoma sot. Koha tregoi se shqiptaret mund te jetojne edhe pa gomone dhe tashme krimi shqiptar ne Itali ka rene ne nivele baze. Ajo qe ka thene Vespa eshte ajo qe duhej vertet te kuptonim. Nese nuk na duan ne nje vend tjeter duhet te shikojme veten tone per te gjetur gabimet. Gabimi kryesor ishte (dhe deridiku eshte) se shqiptaret duan te sillen si turme ne jeten e perditshme, por si shtet ne arenen nderkombetare. E pra, te kesh shtet presupozon se ke nje moral, nje dinjitet, nje aftesi per te krijuar shtet. Nese kjo mungon atehere çdo popull ka te drejte te na etiketoje dhe te na perjashtoje.




Ta kam thene edhe ne nje rast tjeter Fajtor, ti vuan nga ndjenja e inferioritetit.

Citim:

Sot ka kaluar koha e thenies se Vespes, por ka kaluar edhe koha qe duhet ti mbajme inat nje gazetari me fame nderkombetare se ne "shau nga nena Shqiperi". Duhet te perdorim eventet ne favorin tone, jo te izolohemi prape


Vespa nuk "na ka share" ne nje moment dhe kontekst te caktuar dhe kaq. Vespa ka REALIZUAR disa emisione te perpunuara enkas per te hedhur balte mbi emigrantet shqiptare ne Itali. Nuk eshte e njejta gje.

E pastaj, kur na paska ikur ajo kohe kur "mbahet inat" per thenie "na shau nga nena" o Fajtor? Vetem disa muaj me pare nje nga vendet nordike terhoqi ambasadorin ne Itali ne shenje proteste per disa thenie prej "playboy" te Berluskonit ne drejtim te kryeministres se tyre.

Por ndoshta ti keto nuk i ke degjuar sepse Telepadania nuk i jep keto lajme.

SA PER FAKTIN QE KRIMINALITETI SHQIPTAR KA RENE NE NIVELE "TE PRANUESHME" S'PASKE KUPTUAR GJE FARE. Ai kriminalitet perkundrazi eshte eshte i njejti dhe mbi te gjitha eshte bere me i sofistikuar, ka ngjitur nje shkalle me lart.

Nuk flitet me per ne thjesht sepse kane ardhur rumunet te cilet po bejne kriminalitet te rendomte ndersa ne jemi "ngritur ne pozite", nje shkalle me lart.

P.s. Fajtoro, po lexoje or burre ate librin e Gian Antonio Stella-s qe te kam thene. Po deshe me nis adresen tende me email se ta nis une dhurate (edhe pse mund ta gjesh kollaj ne biblioteke)


  Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.