Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Nacionalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17602)
Postuar nga Fajtori datë 28 Janar 2010 - 00:18:
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ok. Po e formuloj disi ndryshe pyetjen. Ne fakt nuk eshte vetem pyetje.
Ballkani dihet qe eshte i semure nga nacionalizmi. Serbia dihet qe ka vuajtur me shume se te tjerat, prej nacionalizmit te semure serb. Por shohin çuditerisht apo mrekullisht qe me gjithe nacionalizmin e semure te saje i hapen dyert e europes dhe as qe kujtohet njeri per ata mijra viktima.
ps. Fajtoro hapim nje teme tjeter e spostoi keto mesazshet e fundit meqe jemi jashta temes.
Edhe Gjermania e Italia, vrane e prene, humben luften por çuditerisht u bene prape superfuqi boterore. Sot jane ne te njejten çati me Francen e Polonine qe perdhunuan dikur.
Mendoj se ne pranimin ne Evrope influencon aftesia per te krijuar shtet, jo ndonje gjynaf i vjeter. Eshte Shqiperia e afte te krijoje shtet? Mjafton te hedhesh syte ne politiken shqiptare sot. Serbet hodhen Millosheviçin dhe vazhduan ne drejtim tjeter. Shqiptaret hodhen komunizmin, pastaj Salen, e tani e vune prape e po hane dynjane me te njejtat avaze.
Po te zbresim tek kultura, nje popull qe nuk sjell probleme mendoj se pranohet me lehte. Shqiptaret jane te njohur neper gazeta dhe polici si pjesetare rrjetash kriminale. Cfare deshire mund te kete nje italian apo anglez ti jape dore te lire nje populli kaq te afte per kriminalitet.
Por se fundi, me e rendesishmja eshte cfare sigurie jep nje shtet per te ardhmen. Serbet dihen qe jane miq te Rusise, por nuk levizin andej ketej sipas interesit. Shqiptaret jane servile te papare, kur ishte turku u turqizuan, tani bejne si te dashur me perendimin kur kultura ka mbetur filo-myslimane. Ne 1996 u beme anetare te konferences islamike. Nderkohe servilizmi ndaj SHBA ka bere qe te kete konflikte te hapura me ligjet dhe politiken e BE. Shiko lajmin e pardjeshem:
http://bw.balkanweb.com/bw_lajme.ph...DCategoria=2685
Me pak fjale Shqiperia nuk ofron stabilitet, duket qarte. Edhe po e futen ne BE do e trajtojne si budallain e fshatit, sepse nuk ka kredibilitet as ne te shkuaren as ne te tashmen.
P.s. Hape temen me titullin qe do se i spostoj une msg.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.