Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- 30 Prilli. Protesta. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17788)
A justifikohet marrja e pushtetit me dhune?
Nisur nga ato qe degjojme apo lexojme neper media, imagjinojme edhe pse ndoshta mund te ndodhe megjithse urojme gjithmone te mos ndodhe.
Eshte fakt qe ne keto 20 vite tranzicion sa here bejme nje hap perpara, dalin apo mbijne ca mekanizma qe jane te gatshem te rrenojne gjithshka dhe te bejne jo dy apo tre por shume hapa mbrapa.
Viti i mbrapshte 1997 mund te justifikohet me mangesine e eksperiences politike dhe qe erdhi si shkak i nje krize ekonomike qe perfshiu gjithe vendin siç ishin firmat piramidale.
Por sot nuk kemi te bejme me krize ekonomike, pavarsisht se dihet qe ekonomia eshte ajo qe kemi dhe dihet fare mire qe nuk ka as kapacitete as mundesi reale te behet me shume aktualisht, duke perfshire edhe krizen globale ekonomike qe ka perfshire gjithe boten.
Mjerisht degjojme zera qe arrijne deri aty sa thone '97 do ta bejme derisa ta largojme kete qeveri. Mjerisht apo fatkeqsisht keto zera nuk del askush tu thote se e keni gabim se pushteti nuk merret me dhune aq me pak sot kur jemi pjese e organizmave europiane.
Me çfare llogjike mendojne se do ta merrin pushtetin me dhune dhe sa do ta gezojne ate pushtet dhe kush do ti njohi apo perkrahi. Kjo persa i perket anes se jashtme .
Me çfare llogjike behen llogarite kur dihet se edhe pala tjeter ka mbeshtetesit e saj dhe besoj se nuk do bejne sehir.
Me shume se çdo gje e lige kjo i ngjan nje lufte civile. Disa e ngaterrojne me revolucion.
Revolucionet behen me pjesmarrje te gjere te popullsise dhe behen nga nevoja te ndryshme jetike dhe aspak politike sepse ne fund te fundit dihet si kane perfunduar te gjithe revolucionet, poshte mbreti, rrofte mbreti.
Gjithashtu revolucionet perveçse jane gjera te kaluara apo normale mesjetare, valle kerkojme shpetim me menyra mesjetare.
PSSH kishte deklaruar se nuk do te hynte ne parlament pa u hapur kutite dhe pas nje bojkoti 6 mujor u fut ne parlament. Si dhe qysh dihet sepse faktori nderkombetar ben punen e saj. Duke pare se kjo strategji nuk funksionoi nuk mbetet rruge tjeter perveçse rebelimit dhe protestave popullore por pa harruar se perballe nuk kane vetem qeverine, nderkombetaret por edhe nje pjese te popullit qe e mbeshtet ate qeveri. Atehere me çfare llogjike behet thirrje per rebelim.
Duke pare se mbeshtetja e huaj ishte zero perpara kerkese per hapje kutish dhe rinumerim votash menjehere degjohen zera si nuk kane çna duhen te huajt dhe ata duan te na lene nen diktature dhe ky eshte çmimi i integrimit europian. Atehere lind pyetja tjeter ne cilen drejtim duam te shkojme me keto mendesi thirrjesh ekstreme per marrje armesh, gjakderdhjeje.
Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.