Forumi Horizont | Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Jam teresisht dakort!
Fajtori, me pelqeu menyra e thjesht dhe reale se si e perballove temen! Ti me njeh mire, bile shume mire, nese une do hiqja nofken Mendimtari, e te mbaja ate te vjetren, pra, pak a shume edhe me njeh edhe si brum! Une per vete, i detestoj komplet menyrat se si pergjithesia e meshkujve shqipetar mundohen te trajtojne temen e dashurise, dhe femres qe kane te bejne! Per te mos qene ofendues, bile realistik, une mendoj qe femra me te cilen kane te bejne, eshte njesoj si te kishin nje cope mish me dy sy, nje kafshe etj..., pasi edhe sjellja qe kane eshte shume e eger, hipokrite dhe e pandershme! Njoh shume shqipetare, dhe kur pin nje gote birre me to, aty e tregojne tamam veten, per pordhe apo injorance, shprehin hapurazi sharjet, fyerjet ofendimet, peruljen e bile edhe menyren se si i bejne raportet seksuale me te dashuren! Kjo per mua, se pari eshte injorance, dhe se dyti eshte maskilizem!
Ama, nuk jam dakort ne nje pike Fajtori, tek ajo ku ti fole mbi lidhjen me shkusi! Ok, e di, ka shume ane negative, por, ne nje bote te tille, ku degjenerimi po ben kaloresin mbi ere, e vete ngado, ku familjet jane perhere e me te rralla, ku raportet ndermjet bashkeshortet nuk mbeshteten me ne dashurine e paster dhe pa ineteres, por ne lirine e secilit...pra, ne nje bote te tille, une per vete do te zgjidhja te lidhesha me nje femer me shkusi! Pastaj ne martesat me shkusi, perpara se te jepje fjalen, e ke pare femren e pastaj ke dhene pelqimin! Ajo lloj femre nuk ka neper mend se si te shkoje ne diskoteke, se si te jetoje vetem dhe "e qete" ne ndonje metropoli te botes, apo te gjeje nje dashnor me sa me shume para! Ajo lloj femre ka vetem nje ideal ne zemer: te doje te shoqin, si gjeja me e shtrenjte dhe e embel, familjen qe do te ndertoje me te, e te te sjell lumturi e hare edhe kur ne sofer ka vetem nje cope buk me kripe! Kuptohet, ketu, prane kesaj miresie te femres, edhe mashkulli duhet te jete elastik, pra ta trajtoje jo si gjene e tij, por si te vetmen femer te jetes dhe si burim force dhe PERSEJA e egzistences se tij me aq munde e veshtiresi! Une psh, nuk jam lidhur me shkusi, por, merre sikur te ishte e tille! Jam njohur me te fejuaren time ne internet, tamam tek chati Fajtori! Kam patur fat, pasi vajza, sa e pa seriozitetin tim, duke qene edhe ajo nje person serioz e me qellime familjare ne jete, me ftoi qe biseden e pelqimit tone ta benin prinderit tane! Jo se ne jemi femije e nuk dime, por kur prinderit flasim ne kater sy, muhabeti mer seriozitet, dhe fjalet hidhe pak e nuk luajne me vendit! Keshtu, qe mbas pelqimeve, une u fejova dhe jam i lumtur me te, dhe dashuria qe kam per te fejuaren time, zgjidh persene e te jetuarit tim, mundin qe bej per 10 ore pune te perditeshme, qe tani, i bej me shume deshire e qejf, pasi mundi im, me ne fund do te sherbeje te rrise nje familje, familjen time!
Ok, e zgjata shume! Fajtoro, pershendetje nga ish Germ....
Gjithsej 430 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.