Forumi Horizont | Gjithsej 126 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)
Domethene qe me 24 qershor do plasi sherri per zgjedje te vjedhura dhe me 25 do bien te gjithe dakort qe ligji zgjedhor duhet ndryshuar.
me ligjin aktual kane imituar Italine e Berluskonit ku njerezit votojne per kapon dhe kapo vendos fatin e zi te servileve qe i shkojne prapa. Deputeti eshte vetem nje ushtar i emeruar dhe zgjedhur nga kryetari. Ligji qe kishim me pare ishte shume me i hajrit, krijonte figura te qarta ne parlament dhe jo ushtare bensike si parlamenti aktual apo ai qe do vije.
Ne aspektin moral (jam pak jashte teme po s;ka teme tjeter per zgjedhjet) keto zgjedhje krijojne vazhdimesi per batakcinjte. Njerez si Ilir Meta qe tani duhet te ishin ne burg po dalin me te forte se kurre nga levizjet politike. Plus po shihen levizje makabre ne politike nga njerez pa asnje princip moral, koka qe levizin nga nje parti tek tjetra si tregu i gjese se gjalle. Socialiste ne listat e demokrateve, kuqezinj ne listat e socialisteve, legena qe kane ndryshuar 100 here flamur per nje post (Nard Ndoka, Nikolle Lesi, etj), dhe sidomos vazhdimesi e partise-njeri. Cdo parti identifikohet me nje kryetar dhe kryetari eshte vete partia. Sidomos ne partite e vogla duket hapur, Paskal Milo ka partine e tij, Kreshnik Spahiu te tijen, Vangjel Dule te tijen, Gjinushi te tijen, Nard Ndoka te tijen. Ne fund bejne numer tek koalicioni qe i duhet Berishes ose Rames. Asnje nga partite e vogla nuk ka pesuar zhvillim ose ndryshim, kush hap nje parti e ka si biznes privat, nuk mendon kurre te ndertoje dicka te madhe qe shkon pertej prones se vet.
Kjo panorame politike nuk sjell asgje te mire. Berisha kesaj rradhe po lumturon shqiptaret me idene se Amerika do behet pa vize. Thua se shqiptaret kane xhepat plot me leke dhe mezi po presin te bejen turizem ne SHBA. Shqiptari do Ameriken qe te iki pergjithmone, prandaj eshte ironike qe premtimi me i madh eshte krijimi i mundesise qe shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Kur njerezit jane te lumtur se politikani do i krijoje mundesi te ikin nga vendi ku ai qeveris, kjo eshte komedi politike dhe tragjedi kombetare.
Nejse, muhabet i gjate.
Gjithsej 126 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.