Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:25:

8. Komplekset shqiptare të inferioritetit Vllamasi T.2012
-analiza historike. Në këtë libër autori merret me katër pseudo-historianë të rinj, një armatë pseudo-intelektualësh këta të dalë vitet e fundit në Shqipëri, librat e të cilëve kanë ecur në treg shumë më mirë nga çdo lloj libri tjetër, për shkak të përkëdheljes që ata i bëjnë disa komplekseve të kombit të tyre. Këta gjysëm-historianë përpiqen (gjoja) ta ngrenë lart në piedestal gjuhën shqipe, por në fakt e kanë baltosur atë më shumë. Pra, duke dashur të na venë vetulla, na kanë nxjerrë në fakt sytë. Autori R.Th. analizon disa nga veprat e tyre, duke treguar kështu përzgjedhjen e gabuar që ata bëjnë në krahasimin e fjalëve, në mitet e ndryshme, dhe në pasazhet historike të njohura.

9. Albanistani ynë -shkrime të ndryshme- Vllamasi T.2012

Në këtë libër kemi shkrime nga më të ndryshmet, duke filluar me një pyetsor të gjatë, ku autori u përgjigjet pyetjeve, dhe mbaron me disa shkrime shkencore, me të cilat autori mendonte të niste një libër tjetër. Në faqet e mesit gjejmë shkrime dhe tema nga më të ndryshmet.

10. Kursi i servilave -tregime- Vllamasi T.2013

Në 33 tregime të tjera të autorit kemi tema nga më të ndryshmet, ku dallojnë disa sociale dhe politike, si dhe të ndjenjave njerzore. Dallojnë tregimet Kalkulacion i mprehtë, Dashuri vrasëse dhe Tango mbërthyese.

11.A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut? Vll 2013

Ky libër i shkruar në vitet 2005-2006 analizon Biblën dhe Kuranin, duke dalluar në ‘to qartë dorën dhe mëndjen njerëzore. Analiza e Biblës tregon qartë gjuhën simbolike të saj dhe ato që quhen „kodet e fshehur“ të saj

12. Europastani dhe … bibilushi Vllamasi T.2014

Ky libër me shkrime nga më të ndryshmet, dhe që hyn në zhanrin e publicistikës, trajton jo vetëm tema shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, kryesisht europiane. Si në çdo libër të autorit, letrar dhe jo-letrar, edhe këtu del në pah përpjekja e tij për të demaskuar çdo tentativë dhe nyje diktatoriale, që shfaqet në marrdhëniet e përditshme nga subjekte të ndryshme, sidomos ato shtetërorë.

13. Evolucioni gjuhësor vëll. 3 -„sekretet“ e historisë së njeriut-

Edhe në këtë vëllim të tretë të evolucionit gjuhësor, autori sjell fakte të reja në ndihmë të këtij evolucioni, duke ndriçuar kështu edhe më shumë disa fakte të harruara historike të kohrave të lashta. Ky vëllim duket edhe ca më interesant nga dy vëllimet e para. Vllamasi T.2014

14. Kush e solli Doruntinin? + Gjenerali i ushtrisë së vrarë
Ky libër me dy novela sjell ngjarje të viteve ’80. Ndonëse të dyja ngjarjet e novelave janë të trilluara, si në shumicën e krijimeve letrare, ato përmbajnë emra dhe elemente realë, aq sa të dyja ngjarjet duken sikur të jenë të vërteta. Të dyja novelat kanë metaforat e tyre. Vll. T.2015

15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes -nën disa të reja
shkencore- (të sjella vetëm nga vështrime empirike) Vll. T.2015
Autori i përket atij grupi njerzish, të cilët vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu dhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotullese universale në Hapsirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej, të cilët tërhiqen për shkak ndryshimi të polaritetit të tyre, polaritet ky i cili –sipas autorit– duhet të ketë ekzistuar qysh në krijim të materies.
Në këtë libër përmblidhet edhe „Fizika metafizike“, në të cilën autori tregon rrugën e mbyllur ku e ka çuar kjo lloj fizike studimin e Natyrës sot. Në këtë kapitull ai sqaron dhe kthen me kokë lart konceptin e entropisë, sqaron edhe një herë qart me shembuj konceptin e relativitetit, duke i qëndruar besnik arsyes së shëndosh deri tek shpejtësia maksimale në Hapsirë, atë të dritës c, kështu duke e hedhur poshtë të ashtuquajturin paradoks i binjakve. Edhe teorinë e përgjith. të relativitetit të Ajnshtajnit, me gjithë hapsirën e saj dy-dimensionale, autori e hedh poshtë me argu-mente dhe shembuj, duke treguar qartë pse kjo Hapsirë është tre-dimen-sionale dhe si e tillë na i shpalos aq qartë të gjitha fenomenet e Natyrës.
Pas këtyre autori sjell edhe një panoramë të mekanikës kuantike, që lexuesi të kuptojë çfarë ai hedh poshtë nga kjo degë e këndvështrimit të theksuar metafizik dhe çfarë ai pranon nga studimet e kësaj dege.
Në katër forcat kryesore në Natyrë, autori „eleminon“ dy prej tyre, atë të dobët, duke e konsideruar si shenjë të jetgjatësisë së një atomi, elementi, lënde, trupi të caktuar; si dhe atë të fortë, e cila sipas tij nuk duhet të llogaritet, pasi në elementë, lëndë apo trupa të caktuar, të ashtuquajturat grimca elementare përbëjnë tashmë lidhje të caktuara bërthamash atomesh, elementësh, lëndësh, etj. Vetëm e ashtuquajtura forcë elektromagnjetike është bijë e forcës gravitacionale, ku e para ndikon më së shumti në elementë ferrorë (metalikë) dhe e dyta në të gjitha atomet, elementët dhe trupat, qysh nga krijimi i materies.


  Gjithsej 49 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.