Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- 11 Shtatori: Dy Vjet Më Vonë, Shpresat Burojnë Nga Zona Zero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2046)
11 shtator dhe perseri rikujtohet tragjedia qe u kushtoi jeten 2800 njerezve.Sa mire do ishte te rikujtohej ky fakt,te rikujtoheshin te gjitha viktimat e pafajshme...
Shpesh kam pershtypjen se rikujtohet dicka tjeter,goditja e luanit nga nje mi.
Sepse i ngjan nje farse ky tamtami pakez primitiv amerikan.
I ngjan nje farse sepse shfrytezohen keto raste per te ringjallur edhe njehere ate unitetin e njerezve kunder te keqes,qe i goditi mu ne zemer.
Dhe me vone shfrytezohet ky unitet,ky solidaritet i percartur per te vene ne levizje ate makinen e perllogaritur me se miri,se ciles nuk do ti behej vone edhe sikur ne vend te ketyre 2800 te ishin 28000 viktima.
Ajo makine luftarake qe heshturazi predikon se armiku eshte ai irakeni apo afgani apo sauditi,qe nuk ia ka qejfi ta heqe vallen sipas fyellit te Amerikes.
Te paret njerez,qe jane genjyer jane ata amerikanet e thjeshte,qe me dhimbje dalin dhe perkujtojne te afermit qe s´i kane me.Dhe qe duket sikur jane gati te bejne gjithcka kunder terrorrizmit.
Dhe llogaritaret qeveritare nisin tanket te crrenjosin terrorizmin ne fole,d.m.th. te bejne pluhur Irakun,Afganistanin etj.Pa e vrare mendjen qe per dy terroriste po vriten edhe dyqind te pafajshem edhe dyzina ushtaresh amerikane.Dhe pas kaq kostosh del se terroristet jo vetem qe nuk jane zhdukur po jane shumefishuar.Por llogaritaret nuk jane kaq naive.Nese iraku clirohej nga diktatura shpejt e pa deme c´do te fitonin?
Nese e shkaterrojne marrin te drejten e rindertuesit.Me nje fjale edhe te shfrytezuesit.Lobi i forte i armeprodhuesve u pasurua,tani hyn ne loje lobi tjeter i forte,ai i vajit.
Ndonjehere nje plus nje ben kater!
Po ata qe humben 2800 te aferm?Po milionat e irakeneve?Po...
Do rregullohen te gjitha...beni durim.
Ne fund te fundit "IN GOD WE TRUST" !!!
Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.