Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)
Sekretari Lluca dhe dy trajnerët Deliu dhe Gjata japin dorëheqjen
Shkumbini, skuadra pa drejtues
Humbja e fundit e Shkumbinit me Besën, e pësuar në fushën e vet me rezultatin 1-2, ishte e 6-të në gjashtë javë kampionat për ekipin bardhekaltër. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit dhe të ekipit e shohin më e arsyeshme që të japin dorëheqjen. Kjo gjë bëhet e ditur për "Sportin shqiptar" nga sekretari i klubit, Naim LLuca. Ky i fundit mendon se me këtë veprim i jepet mundësi dhe shanse ekipit që të ecë më përpara. "Pas humbjes me Besën në fushën tonë, që ishte e 6-ta radhazi në këtë kampionat, bashkë me trajnerin Deliu dhe zëvendësin e tij Gjata vendosëm të japim dorëheqjen. Kjo bëhet për t'i dhënë mundësi ekipit të dalë nga kjo gjendje e keqe e të ndryshojë në të ardhmen. Ndoshta largimi ynë do të ndikojë për mirë. Bashkë me trajnerin Deliu, në këtë situtatë të vështirë, kur ekipi ka qenë pa mbështetje dhe pa president, jemi përpjekur dhe kemi bërë gjithçka për t'i mbajtur futbollistët në pozitat që duhet. Por janë rezultatet jo të mira ato që na detyrojnë të hedhim këtë hap në të mirë të ekipit e të futbollit peqinas," - deklaron sekretari Lluca. Sipas Llucës, ky vendim u mor bashkë me Deliun, por drejtuesit peqinas mendojnë të qëndrojnë në krye të klubit dhe të ekipit përderisa pushteti vendor të marrë masat për zëvendësimin tyre. Kjo me argumentin që të mos lejohet shpërbërja e ekipit në këto momente të vështira.
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.