Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Boksi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2970)
"Shkodra 2004" fiton sfidën ndaj kundërshtarëve.
Memoriali ndërkombëtare i boksit ka shpallur dje kampionët sipas peshave.
Është mbyllur me sukses memoriali ndërkombëtar i boksit "Shkodra 2004". Çdo gjë ka shkuar më së miri në këtë aktivitet 2-ditor të organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga klubi "Vllaznia" dhe Federata Shqiptare e Boksit, duke pasur edhe ndihmën e pakursyer të bashkisë dhe këshillit të qarkut Shkodër. Memoriali është shoqëruar nga të tjera momente interesante për miqtë, shoqëruar edhe me darkën e lamtumirës shtruar mbrëmë për nder të tyre nga organizatorët në hotel "Argenti". Për sa i takon nivelit të ndeshjeve të zhvilluara ditën e parë, ai ka qenë i pëlqyeshëm dhe kjo është evidentuar edhe nga specialistët e pranishëm në këtë veprimtari. Por mbi të gjitha ajo që është përmendur ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes boksierëve të vendeve pjesëmarrëse. E veçanta është deklarata e kryetarit të delegacionit të Bosnjë-Hercegovinës, Beqir Pokerkliç, i cili për këtë aktivitet është shprehur: "Kam ardhur me mjaft dëshirë në Shkodër për këtë aktivitet dhe mezi e prisja një ditë të tillë për t'u kthyer në këtë vend pas 62 vjetësh. Vërtet Bosnja është atdheu im i parë, por Shqipëria mbetet në zemrën time, edhe sepse e konsideroj atdheun tim të dytë. Të tilla aktivitete sportive shërbejnë shumë për lidhjen e marrëdhënieve sportive mes këtyre vendeve." Ndërsa boksieri i madh kosovar, legjenda Mehmet Bogujevski, është shprehur: "Nëse sivjet po marrin pjesë 6 shtete, të jeni të sigurt se vitin tjetër do të jenë 12 të tilla."
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.