Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)


Postuar nga Bledumi datë 14 Janar 2004 - 21:37:

per zotin Eduart Zaloshnja

BOTUAR TE "SHEKULLI"


Do te vazhdoje Levizja MJAFT?

Nga Eduard Zaloshnja


Leter publike drejtuar Mustafa Nanos

Mustafa, duke lexuar artikullin tend te fundit ne "Shekulli" rreth
Levizjes MJAFT!, ne te cilin pershkruje veshtiresite qe ka hasur kjo
levizje, padashur, kujtesa ime shkoi mbrapa ne kohe. Konkretisht, ne
metingun perurues te themelimit te PD-se se Skraparit ne fillim te vitit
te larget 1991. Mbaj mend qe une isha nje nga te derguarit e Kryesise
se PD-se ne ate meting, ndersa ti ishe nje nga organizatoret e tij.
Besoj nuk e ke harruar se si na qelluan me gure pas metingut
simpatizantet e PPSh-se, dhe se sa armiqsore ishte ndaj nesh turma
perpara kinemase se Policanit. Gjithashtu, dua te kujtoj se ne, si dhe
shumica e pjesmarresve te Levizjes se Dhjetorit, nuk u stepem nga muri
armiqsor komunist dhe, eventualisht, ia arritem ta permbysim status
kuone 45 vjecare.

Shoqerizimi i mesiperm ne kujtesen time mendoj se mori shkak nga fakti
qe ti, pavarsisht nga deklarimi se artikulli jot nuk ishte nje rekuiem
per Levizjen MJAFT!, shkruaje me pesimizem per vazhdimesine e saj. Ti
besoj e kupton se ku dua te dal me permendjen e shoqerizimit te
mesiperm. Nderkohe qe e pranoj se ti je shume me ekspert se une ne
njohjen e atij qe ti e quan "muri prej gome i shoqerise shqiptare" (ti
jeton perdite me te), marr guximin te te sugjeroj qe te jesh me optimist
per shanset qe ka Levizja MJAFT! ne permbysjen e status kuose.
Megjithese nuk i njoh personalisht, tek organizatoret e Levizjes MJAFT!,
shoh te njejten energji dhe vendosmeri qe patem ne te Levizjes se
Dhjetorit. Dhe pavarsisht se Levizja MJAFT! nuk lindi si rezultat i
revoltes popullore ndaj staus kuose, sic lindi levizja jone, kam
pershtypjen se ajo do te arrije qe eventualisht ta fermentoje kete
revolte. Ndersa neve qe u zhgenjyem nga Levizja e Dhjetorit na takon
t'i ndimojme me c'te mundemi te rinjte e Levizjes MJAFT! ne misionin e
tyre, i cili nuk me duket shume i ndryshem nga ai qe ne morrem persiper
13 vjet me pare.

Ne rreshtat e meposhtem do te paraqes argumentat qe me bejne te mendoj
se Levizja MJAFT! do te vazhdoje te jetoje dhe te zgjerohet. Shpresoj
qe argumentat e mi te jene bindes dhe te sherbejne si shtyse per ty e
shume te tjere qe te vazhdoni perkrahjen e saj. Se pari, duke qene se
Levizja MJAFT! nuk ka arritur deri me sot te krijoje nje baze te gjere
simpatizantesh, organizatoreve te saj do t'i duhet te gjejne donatore te
tjere te huaj per te financuar vazhdimin e levizjes ne formen aktuale
ose ne nje forme tjeter me afatgjate. Une kam besim se ata do t'ia
dalin mbane ne kete perpjekje. Nga leximi ne internet i rezymese se
Erion Veliajt, inisiatorit te Levizjes MJAFT!, kam krijuar idene se ai
nuk do te mjaftohet vetem me 4 muaj ne prepjekjet e tij. Nje njeri qe
mbaron studimet ne ShBA per shkenca politike dhe qe, ne vend qe te
siguroje nje jete te qete atje, vjen dhe rropatet rrugeve te Shqiperise
per te kontribuar ne permirsimin e saj, nuk ma do mendja se stepet
kollaj para veshtiresive. Nga ana tjeter, fjalet tejet vleresuese per
Levizjen MJAFT! te ambasadorit britanik, ambasadorit te OSBE-se,
Kongresmenit amerikan Eliot Engel, etj. me bejne te besoj se Levizja
MJAFT! e ka krijuar kredibilitetin e nevojshem per te bindur donatoret e
huaj potenciale per vlefshmerine e financimit te metejshem te saj.

Se dyti, Levizja MJAFT! akoma nuk ka arritur te mbledhe rreth vetes nje
berthame te gjere aktivistesh, e cila do ta bente shume te ndjeshem
zerin e saj ne arenen kombetare. Por kjo gje mund te ndryshoje me kohe.
Duke e konsideruar te mirqene vazhdimin e financimit te Levizjes
MJAFT!, kam besim se berthama e aktivisteve te saj eventualisht do te
zgjerohet deri ne masen qe ne fizike quhet mase kritike - pra deri ne
ate mase qe do ta shnderronte ate ne nje force serioze ne skenen
politiko-shoqerore shqiptare. Fakti qe faqen e Levizjes MJAFT! ne
internet (www.mjaft.org) e vizitojne 14-15 mije vete ne dite me tregon
se ka shume te rinj shqiptare, brenda dhe jashte Shqiperise, qe iu
pelqen ajo qe po bejne bashkmoshataret e tyre te MJAFT!-it. Nga keta
14-15 mije veta ma do mendja se do te dalin edhe disa Erion Veliaj dhe
Arbjan Mazniker te tjere, te cilet do ta fuqizojne me tej MJAFT!-in.

Se treti, qe Levizja MJAFT! te kete me te vertete sukses ne misionin e
saj, duhet qe fara e revoltes ndaj klases se sotme politike te
ekzistoje. Ne pamje te pare ajo duket se nuk ekziston (fatalizmi qe
shprehin shume shqiptare kur thone se ky eshte fati i Shqiperise ta
krijon kete pershtypje), por une mendoj se, ne fakt, ne menyre te
heshtur, revolta ndaj klases tone politike ka filluar qe ne 2001, kur
vetem 50% e zgjedhesve votuan. I takon aktivisteve te Levizjes MJAFT!
qe ta shnderrojne revolten e bojkotuesve te zgjedhjeve ne nje revolte qe
do t'i degjohet fuqishem zeri dhe qe eventualisht do te
institucionalizohet si nje alternative serioze ndaj klases se sotme
politike. Duke presupozuar qe organizatoret e Levizjes MJAFT! do te
jene te sukseshem ne realizimin e atyre qe permenda ne paragrafet e
mesiperm, me duket me se e mundshme qe kjo levizje te arrije te kthehet
ne te ardhmen ne nje magnet rreth te cilit do te mblidhej shumica e
atyre qe jane deziluzionuar nga klasa aktuale politike.

Mustafa, ne mbyllje te kesaj letre publike, dua t'ju kujtoj ty dhe
lexuesve se c'shkruajta me lart eshte bazuar vetem ne informacionin qe
gjej ne internet. Duke mos patur nje informacion te plote ne berjen e
hamendjeve te mija, ato mund te rezultojne edhe te gabuara. Shpresoj qe
leximi i kesaj letre nga ty dhe lexuesit e tjere te saj te ndihmoje
sadopak qe kjo gje te mos ndodhe.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.