Forumi Horizont | Gjithsej 47 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re ) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5441)
Arsyeja kryesore qe e hapa kete teme, nuk kishte te bente me kete apo ate fe, por mbi masen, manipulimin e saj nga ideologjite. E pare ne kete prizem nuk ishim te detyruar ta shtjelloshim temen jo vetem ne prizmin e rekrututimin e individeve qe po ben sot islamizmi me ane te propogandes se tij, por psh nese do kishit deshire edhe me ish masivizimin e popullit gjerman nga propoganda naziste te gjermanise se atyre viteteve. Fakti qe mora shembull Gebels, dhe jo Mulla Omarin verteton dicka te tille, apo jo INDRITI
Pra po disktutohej nje femomen. Dhe te kalojme ne citate te Kuranit atehere i bie te kthehemi serish tek propoganda.
Sidoqofte fakti eshte se idete ( qofshin keto edhe te gabuara ) jane te nje rendesie te vecante, per kuptimin e shpirtit te nje qyteterimi, por struktura e nje karakteri percakton jo vetem mendimin edhe ndjenjen, por edhe veprimet e individeve dhe veprimet e nje personi normal, duke filluar qe nga veshja. koha qe ai i kkushton fese etj, duhet te jene te percaktuara nga konsiderata racionale dhe domosdoshmeria e realitetit. Dmth duhet te kete nje afinitet perputhje midis kultures, historise se nje vendi ne teresi dhe ideologjise qe afrohet rast konkret nje e mbuluar, kur nena e saj nuk ka qene e tille, kur nga motrat apo kusherirat e para nuk jane te tilla dhe me konkretisht kur nga fisi i saj nuk ka individete te tille te vishen ne kete menyre.
Me perjashtime te vecanta, por kryesisht te pakten mesa kam vene re une , ideologjite e reja dhe autoritare perkrahen ose gjejne terren ne klasen e mesme. Klasa e mesme gjithmone ka qene e karakterizuar nga disa tipare te vecanta, dashuria per me te fortet, urrejtja per me te dobetit, meskiniteti, kopracia qofte kjo edhe per ndjenjat, dhe ne thelb asketizmi. Vizioni i tyre per jeten eshte i ngushte, racionalizojne ziline si indinjate morale. Dhe eshte pikerisht kjo klase ose elemente te dala nga kjo klase qe kane perkrahur me kaq deshire ideologjine islame ne Shqiperi.
Ne nje kohe ku njeriu po ndihet gjithmone e me i izoluar nga bota Indriti, edhe une e kuptoj qe mbledhja e masave eshte e domosdoshme per arsyen se aty individi, ashtu sic thame sot mund te bjeri pre e te qenit i izoluar , ndersa ne imazhet e nje komuniteti ka nje pasoje gerryese dhe inkurajuese mbi pjesen me te madje te njerezve. NQs del per here te pare nga bibloteka ku ndihet teper i vogel, per te hyre ne mbledhjen e masave, ku tani e sheh veten te rrethuar nga individe qe kane bindjet e tij, bie edhe ky nen ndikimin magjik te sugjestionimit te masave.
I lexoj postimet e tua, shume idealizem i thate, por mos harro se idealizmi i con njerezit ne njohjen e vullnetshme te privilegjit te forces dhe fuqise. Ky sakrifikim i individit, reduktimi i tij ne nje grimce pluhuri nenkupton doreheqjen nga e drejta e zgjedhjes, per te pohuar opinionin tend, interesat dhe lumturine tende.
Kjo lloj ideologjie sipas te ciles; Te shprehesh keq, per virgjerine, apo ti vesh gishtin nje personi qe pi nje gote birre , dhe kete tia kerkosh tia imponosh ne menyre direkte ose jo njerezve qe te rrethojne, ashtu sic rendom ndodh mes ketyre komuniteteve islame; buron nga njerez me personalitete te mbushura me ndjenjen e inferioritetit, me urrejtjen per jeten, me askretizmin, me ziline e atyre qe gezojne jeten, dhe e tera kjo eshtre nje matrice e prirjeve sadomazokiste.
Nje njeri i brymosur me nje ideologji te caktuar eshte shume me i rrezikshem sesa nje tip nevrasteniku, nje njeri i cili flet me mllef per dicka te caktuar( ashtu sic lexova postimin tend per terrorizmin ne amerike ) eshte 100 here me i rrezikshem sesa c do lloj rreziku. Nje vrases i cili vret per ideologji, eshte shume here me gjakftohte sesa nje kriminel ordiner sepse ky i fundit reagon se ngacmohet, ndersa nje person i cili shkreh tyten e armes per te mbrojtur/perhapur nje ideologji te caktuar, e ben sepse mendon se po ben veprimin e drejte. ( por shyqyr zotit islamiket shqiptare nuk kane arritur deri ne ate pike )
Funksioni i nje ideologjie dhe praktike autoritare mund te krahasohet me funsionin e sintomave neurotike. Te tilla burojne nga kushte psikologjike te patolerueshme dhe ofrojne nje zgjidhje qe ben te mundur jeten, megjithate kjo nuk eshte nje zgjidhje qe con tek lumturia ose lejon zhvillimin e personalitetit, sepse gjithcka ngel e pandryshueshme. Dinamizmi i natyres shoqerore, jo ngelja me percet e 1400 eshte faktori qe synon te gjeje zgjidhjen e kenaqshme, dhe duhet te jene, te ekzistojne mundesite per ta arritur, jo te penalizohen shoket myslimane qe ne nje kokteil pijne nje birre te lehte. Historia e njerezit eshte historia e zhvillimit te individualizmit (jo te fotokopjeve te djemve/vajzave qe dalin nga xhamia ) historia e njerezimit eshte historia e zhvillimit te lirise dhe jo te ngritjes se barriereve te sjelljes qe nga vitet 600. Aspirata per liri eshte nje force, nuk mund te shpjegohet me ligje natyrore, dhe sistemet autoritare, ligjet e te cileve nuk ndryshojne kurre, nuk mund te eleminbojne kushtet thelbesore qe kerkojne aspiraten per liri, as nuk mund ta crrenjosin....
Pershendetje
Gjithsej 47 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.