Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Fatos Lubonja: Hibride sterile (ese) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7701)
Media dhe sindroma Berluskoni
Me renien e komunizmit ideologjia komuniste u zevendesua me ideologjine neoliberiste e cila mori prestigj te madh ne vitet 90 edhe ne Perendim. Neoliberizmi, i marre ne forme ideologjike ne vendet qe dilnin nga dekada ideologjizim te skajshem te shoqerise dhe qe nuk kishin instrumente kritike, u perkthye ne ethe per pasurim individual si dhe ne krijimin e kultit te prones private dhe te biznesmenit. "Njeriu i ri" i komunizmit u zevendesua me nje tjeter njeri te ri: ky ishte biznesmeni. Nje nga modelet me te sukseseshme te biznesmenit qe kishin shqiptaret edhe afer vendit te tyre ishte Berluskoni. Miti i Berluskonit kishte hyre qe para renies se komunizmit ne Shqiperi. Ai ishte miti i biznesmenit te sukseshem qe kishte ditur te ngrihej e te be'hej i pasur ne saje te inisiatives dhe aftesive te veta individuale. Ishte pikerisht modeli qe kishin ne koke shume shqiptare te sapodale nga nje kolektivizim dhe varferi e detyruar. Shqiptaret u vune edhe kafe-bareve dhe restoranteve te tyre te reja private emrin Berluskoni. Edhe ngritjen e tij ne majat e pushtetit politik shqiptaret e pane si nje rezultat logjik: njeriu qe kishte ditur te behej nje nga me te pasurit ne bote, qe kishte drejtuar skuadren e futbollit me te sukseshme ne bote, pa dyshim kishte aftesi te vecanta, dhe, kur t'i vinte keto aftesi ne sherbim te vendit, do te arrinte po ate mrekulli qe kishte arritur me kompanite dhe skuadren e tij. Shtoi kesaj edhe idene se meqenese ky ishte i pasur, nuk do te kishte nevoje te vidhte.
Nen modelin e Breluskonit lindi ne Shqiperine e pas viteve 97, kur u lejuan mediat private, edhe nje numer i madh gazetash radiosh dhe televizionesh private. E gjithe kjo industri mediatike ka nje karakteristike te vecante: ajo nuk eshte rentabel ne vetvete, por financohet nga fitimet e ketyre biznesmeneve te rinj qe i nxjerrin fitimet e tyre nepermjet bizneseve te tjera kryesisht duke shfrytezuar fuqine dhe influencen qe u jep fuqia e tyre mediatike mbi politikanet si dhe lidhja qe krijojne me ta ne saje te kesaj fuqie, por edhe nepermjet sherbimeve apo shantazheve qe mund tu kryejne atyre. Rritja dhe fuqizimi i ketyre oligarkeve me sjell ndermend filrnin e Spilbergut "Jurasic Park". Ashtu si ata shkencetaret ne "Jurasic Park" qe mendonin se mund t'i kontrollonin dinozauret qe zhvilluan ne epruvete, ne krye te here's edhe shume intelektuale filluan te kontribuojne ne gazetat dhe televizionet e ketyre oligarkeve me idene se ata nuk mund te benin shtyp e media pa ta se fjala e tyre atje ishte me e rendesishme sesa fuqia qe po merrnin mediat e tyre. Por, per nje kohe shume te shkurter ata u bene tejet te fuqishem dhe i kane kthyer shumicen e gazetareve dhe intelektualeve te vendit ne rrogetare qe u sherbejne interesave te tyre, kurse mediat e tyre ne mjete te fuqishme ne sherbim te lobeve te ndryshme politiko ekonomike.
Kemi te bejme, pra, me nje industri mediatike te cilen e mban gjalle mbeshtetja politike dhe ekonomike dhe qe eshte jashte ligjeve te konkurences se lire dhe te barabarte, e cila ka krijuar nje bote virtuale nepermjet te ciles manipulon opinionin publik duke fryre sukseset e duke fshehur deshtimet, apo duke devijuar vemendjen e publikut. Eshte nje hibrid ku ndjehen rrenjet e se kaluares sepse te kujton kohen kur industria mediatike, si pjese e aparatit propagandistik te komunizmit, mbahej me kembe nga shteti per qellimet e sundimit te shtreses se burobkracise partiake.
(vijon)
---------------------------------------
Jo me larg se dje Departamenti i Shtetit Amerikan eshte shprehur i shqetesuar per perzjerjen e biznesit dhe botes se ekonimise ne mediat shqiptare. Cfare konferme me prestigjoze do te vlente per ti dhene kredi mendimit te Lubonjes.
Disa emra (me vone mund te shtoni te tjere): Koco Kokedhima eshte biznesmen i fuqishem dhe ka ne dore nje prej gazetave me te fuqishme: Shekulli. Ky biznesmen po pergatitet te hape tashme dhe nje televizion te ri!
Vajdin Lame (i vrare para pak ditesh ne Tirane) ishte biznesmen i fuqishem por edhe president i Top Albania Radios, pronar i Juveniljas etj. Ndersa eshte publike tashme qe Vajdin Lame do te hynte ne politike sic ishte shprehur me disa miqte e tij, nuk eshte cudi qe edhe Koco Kokdhima se shepjti te hedhe kantidaturen per deputet.
Eshte kjo amalgame biznes-media-politike qe nuk krijon variacionin e sinqerte per zhvillimin e demokracise, me role te qarta te seciles prej rrymave te jetes demokratike.
--------------------------------------------
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.