Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)


Postuar nga Fajtori datë 09 Qershor 2005 - 18:12:

Cfare jane kulaket? Ke ndonje ide apo e ke me te degjuar tek historia xhaxhit?

Meqe te duhet dicka mbi LSI po te jap ca info te fresketa.
Thuhet se eshte parti e ndertuar mbi deshire per pushtet sepse ka mbledhur drejtore drejtorish. Thuhet se ka mbushur ministrite me skraparllinj.

Dje bera nje kerkim ne internet per te gjetur faqet e partive dhe kurrikulumet e kantidateve. Shpresoja te lexoja ndonje informacion dhe te diskutonim per secilin ne vend qe te bejme militantizem rrugesh sic behet ne mesazhe te tjera. Rezultati i kerkimit ishte skandaloz. Nga 57 parti qe jane regjistruar ne KQZ vetem pak prej tyre kane nje faqe ne internet, por edhe ato ishin faqe pa asnje informacion. Nuk shpallin ndonje platforme, nuk prezantojne kantidate per deputete. Thjesht plasin online statutin ose programit dhe aq.

Cfare hyn kjo me LSI. Ta spjegoj une. LSI eshte e vetmja parti qe ne faqe te pare ka vene linkun per te pare listen e kantidateve per deputete. Lista ishte e manget ne informacione, por ne kompensim kishte numrin e celularit te cdo kontadati. Kjo nuk eshte pak.

Pra, LSI eshte e vetmja parti qe ka tentuar te krijoje nje imazh transparence dhe ti jape rendesi diaspores duke prezantuar kantidatet ne internet. Partite e tjera (perfshire PD-ne e adhuruar) kane preferuar te injorojne totalisht diasporen dhe te mbulojne fushaten me mitingje qe largojne analizen e kantidateve ne vetvete. Jemi vetem 3 jave larg zgjedhjeve dhe asnje parti nuk ka publikuar ndonje liste kantidatesh me kurrikulumet perkatese, me perjashtimin e pjesshem te LSI-se. Keshtu askush nuk do dije cfare deputetesh do kemi ne te ardhmen dhe askush nuk do tregoje per pislleqet qe ndonjeri ka bere. Do e marrim vesh pasi te zgjidhen, kur te jete teper vone.

P.s. Nuk munda ti ve me pika argumentet sepse s'kam kohe dhe mesa pashe nuk ndiqet ai stil analize nga te tjeret.

Ja lista e partive. Kerkoni vete me google po s'pertuat:
1 Partia Të Gjelbërit e Shqipërisë PGjSh
2 Partia Balli Kombëtar PBK
3 Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë PDP
4 Partia Levizja Socialiste per Integrim LSI
5 Partia Levizja e Legalitetit PLL
6 Partia e Punes e Shqiperise PPSH
7 Partia Demokrate e Re PDR
8 Partia Demokratike Peza Gjirokaster e Shqiperise PDPGJSH
9 Partia Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut LDLNJ
10 Partia Emigracioni Shqiptar PESH
11 Partia e Unitetit Kombetar PUK
12 Partia Ambientaliste PA
13 Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare PDRESH
14 Partia per Mbrojtjen e te Drejtave te Punetoreve PMDPSH
15 Partia Konservatore PKons
16 Partia Demokracia Sociale e Shqiperise PDSSH
17 Partia Lidhja e Blerte Shqiptare LBSH
18 Partia Bashkesia Kombetare Shqiptare PBKSH
19 Partia Socialkristiane Shqiperise PSKSH
20 Partia Demokristiane e Shqiperise PDK
21 Partia Alenca demokratike AD
22 Partia Socialiste e Shqiperise PSSH
23 Partia Forca Albania PFA
24 Partia per Drejtesi dhe Integrim PDI
25 Partia Socialdemokrate e Shqiperise PSD
26 Partia Republikane PR
27 Partia Aleanca per Mireqenie dhe Solidaritet AMS
28 Partia Demokratike e Rinovuar PDRn
29 Partia Komuniste e Shqiprise PKSH
30 Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathte Shqiptare PDDRDSH
31 Partia Levizja Monarkiste Demokrate Shqiptare PLMDSH
32 Partia Aleanca Liberal Demokrate e Shqiperise PALD
33 Partia Aleanca Popullore PAP
34 Partia e Reformave Demokratike Shqiptare PRDSH
35 Partia Agrare Ambientaliste PAA
36 Partia Demokratike PD
37 Partia Komuniste e Shqiperise 8 Nentori PKSH 8 Nentori
38 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar BDSH
39 Partia Shqiptare Atdheu PSHA
40 Partia Lidhja Kombetare Shqiptare LKSH
41 Partia e Sigurise Kombetare Shqiptare PSKSH
42 Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut PBDNJ
43 Partia Rruga e Lirise PRRL
44 Partia Ardhmeria Shqiptare PASH
45 Partia Balli Kombëtar Demokrat PBDK
46 Partia Integrimi Social Kombetar PISKSH
47 Partia Rruga e Vertete Shqiptare PRVSH
48 Partia e Çeshtjeve Shqiptare PÇSH
49 Parti per Mbrojtjen e te Drejtave te Emigranteve PMDE
50 Partia Bashkimi Liberal Demokrat BLD
51 Partia Bashkimi Republikan Shqiptar PBR
52 Partia e Pajtimit Kombetar Shqiptar PPKSH
53 Partia e te Drejtave te Mohuara PDM
54 Partia Aleanca Nacionale Shqiptare PAN
55 Partia Aleanca Socialiste Shqiptare PASSH
56 Partia Levizja Punetore Shqiptare PLPSH
57 Partia e Biznesit Shqiptar PB


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.