Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
Haha Donika, paj u mundova te ta shkruaj
megjithese nuk j'u njohe.
Por shpresoj te mos ta gjesh veten ne kete
poezi timen qe shkrova apo ndoshta eshte
vertete keshtu nuk di!?
Sa i perket botimeve...
s'di çfare te them me ka shkuar shume here,
mirepo se shohe edhe aq te arsyshme t'i botoj.
Te botosh nje gje te tille nuk eshte lehte.
Dhe se di, se sa do te kisha pase suksese ne kete
drejtim a thua kush kishte blere apo lexuar poezite e mia
valle? hmmmm
SHKRUMB U BË SHPIRTI
Athua kullat mbulue i ka bari?
athua motrat digjën nga malli?
athua nënat presin të ngrata?
athua dita ndryshon nga nata?
Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi,
jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi
ditet e gjata netët pa gjumë,
shpirti nga malli po bëhët shkrumb..
Si tufë e trembur në vende tjera,
pa diell, pa lule na vjen pranvera!
ku stinë e vite shkojnë pa vënë re,
unë femiu yt perjetë, o Mëmdhe.
Kur te vie dita jep kushtrim,
Jemi të gatshëm për rreshtim..
mos ju njohtë as guri i varrit,
kush s`vjen të vdes për dhe të t'parit..
Qytetit tim Ferizajit
FERIZAJIT TIM...
Je dashuria ime e parë
rrugët e tua plot gjallëri
dhe lumi i rrëmbyeshëm
m`i ruajnë gjurmët e fëmijërisë.
Ti m`i mësove lojrat e para
që tani janë radhitur
në raftin e kujtimeve
sikur librat në vitrinë.
Krenohem që jam bija yte
vendi im Ferizaj
i sakrificave dhe krenarisë
që kurrë s`u dorëzove,
por qëndrove me lotë e vaj.
Qytetit tim Ferizajit
NJË MUAJ I MADH
I madh ishte muaji yt, Ferizaj
Muaji i kulturës
muaji i këngës e i poezisë
muaji i aktorve e i valltarëve
muaji i krenarisë sonë.
Rinia të dha gjallëri
jehonë e bukuri
Muaji yt i madh, Ferizaj
Muaji i Kulturës Shqiptare
Tek ti ruhet Tradita
si nëna kujtimin e fëmisë
tek ti gufon kultura
kultura shqiptare.
Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
SHKRUMB U BË SHPIRTI
Athua kullat mbulue i ka bari?
athua motrat digjën nga malli?
athua nënat presin të ngrata?
athua dita ndryshon nga nata?
Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi,
jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi
ditet e gjata netët pa gjumë,
shpirti nga malli po bëhët shkrumb..
Si tufë e trembur në vende tjera,
pa diell, pa lule na vjen pranvera!
ku stinë e vite shkojnë pa vënë re,
unë femiu yt perjetë, o Mëmdhe.
Kur te vie dita jep kushtrim,
Jemi të gatshëm për rreshtim..
mos ju njohtë as guri i varrit,
kush s`vjen të vdes për dhe të t'parit..
Dashuria më bëri Poete.....
Dashuria më bëri Poete..
Çfarë të shtyri ty që të ikësh,
dhe këtë dritë syri ta fikësh?
Vallë pse rrugë tjetër ti zgjodhe,
dhe këtë zemër të shkretë lëndove?
Përse trazove kështu shpirtin tim,
dhe ike sikur zogjët në shtegëtim?
Çfarë t'u dashtë që më le,
dhe ike as lamtumirë s'më the?
Po, pse për kaq kohë të shkurtër
hyre e dole sërish nga zemra ime,
apo kishe dëshirë të falje
në vend t'dashurisë vetëm lëndime?
Ishe njeri me pretendime,
kishe dëshirë të bëje veç fajsime.
Kurse unë për hirë të dashurisë
gjithmonë gabimet t'i fala,
por edhe pse gabimet tua
s'kishin kurrë të ndala.
A thua, ku vajte tani ti,
se di, nëse po vuan
apo ke një tjetër dashuri,
dhe me të po luan!?
Vallë je i lumtur
apo i humbur,
i humbur në vetmi,
apo i lumtur me tjetër njeri?
E ti nëse pyet për mua,
ta dish se unë mallin e kam shua,
dhe nuk vuaj me dotë,
për ty më s'kam as lotë.
Ani edhe pse këto vargje i shkruaj,
por jo unë më nuk vuaj,
nuk do shkruaj më për ty,
por do shkruaj për vete,
jo që kam mall apo më mungon,
porse dashuria më bëri Poete....
Shkruar me 01. Dhjetor 2008, Gjermani!
Dashuria më bëri Poete.....
Veç Një Emër...
Dua
që jetës t'ia them,
unë... jam këtu,
me këngën time,
me shpirtin tim,
vetëm për ty...
Se mua më shoqëron,
vështrimi yt
plotë lumturi...
Dua t'ia them jetës,
se në zemrën time
jeton veç një emër...
që as dhembjet nuk e shuajnë,
as sot, as nesër
deri në përjetësi...
Sepse emri yt është jeta ime...
Shkruar me 01. Dhjetor 2008, Gjermani!
Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Loti...!
Nuk kam fjale te pershkruaje bukurine e fjales Tuaj te then ne vargje !
Kosova te dergon te fala ...dhe eshte teper krenare
Me uraten e madhe Lum si une qe kam Bijë te tille
Respekte te medha Loti....rrofsh e qofsh gjithmone !
Bukuri që zemrën plasë....
Shikime djaloshare....
Sa herë që kalonë pranë syrit tim,
shpirtin ma dridhë një shqetësim!
Sa herë që më buzëqesh,
zemrën time e çon veç pesh..
Ti s'e dinë, se çfarë zjarri ndezë në mua...
me atë stilin tënd tërheqës, e fjalët e tua!
Më thua fjalë magjike, më varvitesh me ato reagime,
më bën të vdesë, ma trazon ndjenjën time..
Kur më thua diçka, s'e di, pse habitem,
s'mund asgjë të them, me veten çuditem,
fryma në vend më ndalet,
ah, dhe zemra përbrenda veç sa nuk kallet.!
Në qytetin tim shumë rrall dukesh,
vjen dhe sërish humbesh,
nganjë herë them me vete.. të mos të shoh,
pse mu dasht pikërisht ty të të njohë!
E kur kohë të gjatë, sytë e mi s'të shohin,
ah, sa më rrinë të mërzitur,
nuk di pse por,
ajo bukuria jote shumë më ka mahnitur.
Më ke mahnitë, më ke çmend fare,
me ato shikime tua djaloshare...............!!!!!!
Shkruar me 02. Dhjetor 2oo8, Gjermani!
Frymëzime të çastit...
" Interesi "
Mirëmëngjesi
o ma i miri interesi...
Pa ty popullata s'ka jetë,
pa ty ne jemi të shkretë!
Interes o interes,
rrofshë se veç n'ty
na kem shpresë....
Pa ty s'di çka do bënim ne,
më mirë me hy n'dhe.
Secili interesin e ndjekë sot,
ka ndryshu total koha,
interesi mbi të gjitha, mbi këtë botë,
secilit fjala " interes " i del nga goja...
Sot pasuria është bë interes,
në tërë njerëzin u bë si vesë.
Interes u be dhe dashuria,
askush s'te do nga varfëria..
Të gjitha i ke, nëse ke para,
kush nuk qan kokën për ty, nëse je fukara.
Kush nuk të pyet më se çka ishe,
por çka je,
nuk do të di kush, çka kishe,
por tash çka ke...
Sa shumë që po ecim me kohën,
shikojmë çdo ditë, të të mos vonohëm..
se koha mos të na iken, mos të na kaloj huç,
të shkojmë me botën edhe ne, të hyjmë në truç..
Të kesh shumë, të thotë se të don,
deri sa mirë e mirë të shfrytëzon.
Ditën që s'ke, dhe ja ndal atë dorë,
të shanë e të mallkon,
besa të bën edhe horë.
Kur ti të gjitha ja ndalon,
pasë shpines vorrin ta mbaron.
Ja pra, ku ka vajtur Interesi....
Shkruar me 03. 12. 2oo8, Gjermani.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.