Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Pyetje - Pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17209)


Postuar nga dylan datë 21 Tetor 2011 - 17:12:

a jeni te gzuar qe erlli gati fundjava .vec po pyes moj


Postuar nga al74 datë 22 Tetor 2011 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Jo, nuk bllokohet telefoni me IMEI. Kete mund ta bejne vetem kompanite, qe mund te ndalojne nje IMEI te caktuar te lidhet me ta. Por deri me sot kjo s'ka ndodhur.

Bllokimi i telefonit kur e humb duhet menduar para se te humbe. Ka programe spiun qe instalohen dhe pergjojne personin kur e hap. Shumica e telefonave kane kod phone lock qe kerkohet kur ndizet telefoni ose kur nderrohet sim card. Kaspersky ka nxjerre nje antivirus per smartphone qe ruan goxha privacyn dhe sigurine e telefonit.

Imei te hyn ne pune vetem nqs kryen denoncim per veper penale. Psh nqs te kane grabitur telefonin me dhune, te kane vene thiken ne fyt etj. Atehere policia i kerkon kompanive te pergjoje ate IMEI dhe harxhon jave te hetoje personat.

P.s. IMEI tek telefonat e vjeter nderrohet. Tek te rinjte thone se s'behet, por s'kam kerkuar mire


flm. per mundimin . mend per here tjeter .


Postuar nga Piktor datë 22 Tetor 2011 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
a jeni te gzuar qe erlli gati fundjava .vec po pyes moj
Asnje pergjigje dylan, keshtu eshte kur pyet vetem shoqet.
mend per here tjeter thuaj.

Ca Nokia te vjeter para ca kohesh ishin shume te kerkuar ne treg, pikerisht sepse nderrohej lehte Imei. E habiteshme ishte se pata vene re ne Tirane se disa tipa pikerisht ate telefon kishin!!!


Postuar nga Glaukus datë 22 Tetor 2011 - 02:36:




ça bohet ne nje nate me shi ?


Postuar nga RAIMONDI datë 23 Tetor 2011 - 00:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus



ça bohet ne nje nate me shi ?


Sex....?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 23 Tetor 2011 - 00:53:

Praktikisht asnje prej nesh nuk e ka te shenuar menjane IMEIn e celularit te tij. Si pasoje, ne rast problemi, cfare do raportosh?

Ekziston dhe mundesia kur e ke te ruajtur, ndoshta nepermjet ndonje programi per sinkronizim me PC apo ndonje forme tjeter. Ne situata te tilla, shkon te kompania por kostoja e te vepruarit nga ana e kompanise nuk e justifikon asnjehere marrjen e ndonje veprimi konkret. Kjo edhe per arsyen pasi duhet dokument verifikimi qe ky IMEI i perket nje celulari qe ti e ke disponuar deri ne momentin e humbjes si edhe kam pershtypjen se do te kerkohet dhe ndonje dokument nga prokuroria apo policia nese supozojme se kerkon pergjim apo gjetje ne harte.

iPhonet nga verisoni iOS4 e siper kane nje opsion qe quhet Find My iPhone nepermjet te cilit ti mund te shohesh ne harte se ku ndodhet celulari yt. Mund t'ja fshish memorjen ne distance si edhe ti dergosh mesazh apo nje sinjal zanor(supozojme kur te ka humbur ne nje fushe me bar dhe nuk e gjen dot )

Nderrimi i IMEIt presupozohet se eshte i beshem por jo me softe konvencionale. Zakonisht eshte hard-printed ne ROM, gjithsesi never say never.

Ai ceulari qe kerkohej njehere e nje kohe ne Shqiperi, presupozohej se mund te modifikohej per te kapur sinjalet RF te bankomateve dhe se mund te manipuloje me pas karta krediti etj etj etj. Ne Shqiperi kjo legjende urbane qarkullonte ne tjeter forme, sikur me ane te atyre celulareve, me ane te nje modifikimi, mund te arrije te dalloje nese perpara kishe apo jo mina anti-personel. Mbase e kane kamuflular lengjenden e vjedhjes me dicka disi me te pafajshme. Nje celular te tille e kam une ne shtepi... Thjesht per kuriozitet, eshte modeli me i shitur i Nokias i te gjitha koherave. S'besoni? Jaaaaa

PS: Postimet qe s'kane lidhje me informatiken le te zhvillohen ne vendet perkatese. Ju lutem.


Postuar nga RAIMONDI datë 23 Tetor 2011 - 01:32:

Lol -- ne lidhje me Informatiken , hahahahahahaahahah


Postuar nga Fajtori datë 23 Tetor 2011 - 04:02:

Dhe une kam nje Nokia te vjeter qe i nderrohet IMEI. Vetem se sbesoj te gjej me kabllin DKU2 qe e lidh me komp.


Nga ana tjeter IMEI eshte gjithmone ne kutine e telefonit dhe letrat qe ka brenda. Nqs dikush ruan keto ka dhe IMEI.

Kompania qe perdor secili prej nesh ka shume mundesi te ruaje IMEI e cdo telefoni qe lidhet. Prandaj edhe nese ti nuk e di fare IMEI tend, por ta zeme te vrasin e te marrin telefonin, atehere policia i kerkon kompanise te hape logs, te gjeje kush IMEI eshte lidhur dje me filan numer telefoni (numri i viktimes) dhe te gjeje kush numer tjeter lidhet tani me ate IMEI...

Eshte thjesht ceshtje qejfi dhe ceshtje mundimi. Para pak vitesh inxhinieret e Vodafonit dhe AMC-se i benin keto gjera per qejf, per tu tallur me miletin ose... per leke.


Ajo qe do ishte seriozisht e veshtire dhe e mundimshme eshte qe kompania te kuptoje kur une kam nje Nokia te vjeter dhe i ve IMEIn e nje SmartPhone modern. Kjo kuptohet (nese arrihet) vetem nese studjohet thelle menyra si komunikon telefoni me rrjetin, qe mund te beje karakteristik nje marke nga nje tjeter, nje model nga nje tjeter, etj.

Pra nuk ka gje te pamundur. Mbaj mend qe nga vitet 90 policia italiane arriti te gjeje tek cili telefon publik ishte perdorur nje skede rimbushese (dicka e tille).


Postuar nga raid datë 17 Prill 2012 - 19:22:

Di ndonjeri ndonje FTP site free? Jo shume hapesire, edhe 0.5 G do te mjaftonte, edhe me pak.
Po flas me teper nqs ndonjeri ka eksperience personale dhe eshte i kenaqur, se per te bere search online e bej vete. Qenka nje mozy.com dhe duket serioze. Deri ne 2G free.


Postuar nga dylan datë 18 Prill 2012 - 01:55:

wowwww


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.