Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)


Postuar nga shelgu datë 22 Janar 2011 - 18:34:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Po per ate jam dhe un , te them te drejten edhe un mendoj se kjo mesele eshte sh me e thelle sesa duket por mos harro se botes nuk i vjen keq me per ne dhe po behemi gazi i bote , me 4 persona te vrare as ne tunizi nuk ka ndodhur .....!


Mendoj qe nuk diskutohet a i vjen keq apo jo. Askush nuk te jep dicka per meshire.

Puna eshte se Shqiperia po e tepron me ato qe po ben dhe ne anen tjeter po afrohet ne EU cdo dite e me shume. Por, ne EU nuk mund te hyje keshtu sic eshte e veshur me rroba prostitutash.

Besoj dhe shpresoj qe po ndroon veshja....por qe te nerrohesh me pare duhet te heqesh nje pale rroba e te zbulosh ca pjese te trupit qe jane si te turpshme. Keto pjese po shohim.


Postuar nga Vizioner datë 22 Janar 2011 - 19:52:

LOJE LUFTASH

Lojë luftash kemi mësuar

Sa hapëm sytë

Ndërsa nën harkun e ylberit

Vallzojnë ngjyrat e jetës

“Nuk do t’a shkatëroj botën”

Ishte zëri që vinte nga qielli

Por ne vetvehten e luftonim.

Vehten egërsisht shkelnim.

Lojë luftash trashëguam,

sa u ngritëm në këmbë.

Për të parë me sytë tanë vetëm gjëmë.

Për të pirë zemërimin, të hidhur pelin

Për të parë si luftojnë etër e bij.

Kështu në lojë luftash na rrëmben plumbi

si bykun e rrëmben stuhia, pastaj vjen fundi.

U munduam të zbulonim si erdhi humbja

c’përfituam nga cmendia, kurrë s’mësuam.

Në lojë luftash vazhdojmë të vdesim

me shpirt të plasur, pa shijuar të mira

ne të një gjaku, si cjapi tek kasapi

shkojmë, atje ku thërret e liga.

Duke menduar se jemi fitimtarë

gezimi ngjit balonat deri në re,

Por zhduket shpejt, në një sekondë

Dhe si pas një ëndërre vehten sheh:

të shkretë, mjeran, me kokë përdhe.

është rradha për ndrim bluzash,

të turpëruar, më kot kërkojmë

Nga erdhën plumbat

vëllanë kemi vrarë me dorën tonë,
por s’e pranojmë.


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 16:48:

Kush e dha urdhërin për zjarr?

Çfarë do të sjell "dorëzimi" i gardistëve:Hierarkia e Gardës, ja çfarë ndodh nëse krerët e gardës merren në pyetje


Nga sekuestrimi i rregullores dhe ligjit të funksionimit të Gardës së Republikës, rezulton se hierarkia e urdhër dhënies për efektivët e gardës funksionon në mënyrë të centralizuar në një rreth shumë të ngushtë zyrtarësh.


Kryeministri qëndron në krye kësaj hierarkie, më pas vjen Ministri i Brendshëm, vartësia e të cilit është Komandanti i Gardës së Republikës dhe pas tij, vijnë komandantët e katër njësive dhe asaj të njësisë speciale të Gardës. Për këta të fundit, janë lëshuar tashmë urdhër-arreste nga prokuroria.

Kjo hierarki nxjerr zbuluar një këndvështrim shumë më të thjeshtë mbi arsyet e skandalit të mosdorëzimit të gardistëve për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Ka dy rrugë nëse ata arrestohen dhe merren në pyetje. Komandanti i Gardës (në rastin konkret gjeneral Ndrea Prendi) ose do marrë përsipër se ka urdhëruar vetë hapjen zjarr mbi turmë (gjë e cila sipas Nenit 79 të Kodit Penal dënohet me burgim 20 vjet deri në burgim të përjetshëm) ose do pohojë që ka marrë urdhër.

Prej këtej, duhet lëshuar urdhër arresti për Ministrin e Brendshëm (në rastin konkret Lulzim Basha) ose mbi vetë kryeministrin e vendit (në rastin konkret Sali Berisha).
E gjithë retorika e dhunës verbale të jashtëzakonshme që po ushtron në 48 orët e fundit, kreu i qeverisë, ka shmangur deri tani pyetjen kyç të kësaj historie nga pikëpamja ligjore: Kush e dha urdhërin? Me urdhër të kujt Garda qëlloi mbi turmë?

Nëse gardistët "dorëzohen", duhet të pranojnë akuzën që sipas Nenit 79 të Kodit penal i dënon me 20 vjet deri në burgim të përjetshëm, ose duhet të pohojnë që kanë marrë urdhër nga Ministri i Brendshëm ose Kryeministri, dy personat e vetëm që sipas hierarkisë ligjore kanë të drejtë të urdhërojnë Gardën të hap zjarr .

-Shekulli-


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 16:51:

Gardistët u mjekuan në oborrin e Kryeministrisë për të mos u arrestuar

Brenda territorit të Kryeministrisë u mjekuan gardistët që u plagosën nga incidentet e ditës së premte,ku mbetën të vrarë tre demonstrues. Në territorin e Kryeminisrisë, janë filmuar uniformat e bardha,të cilat kanë qenë duke iu dhënë ndihmë mjekësore disa gardistëve të plagosur.


Gardistët nuk janë lejuar të largohen nga Kryeministria që prej ditës së premte,kur u zhvilluan incidentet. Edhe në raste kur gardistët kanë patur nevojë mjekësore më të madhe,kamera ka filmuar personelin mjekësor që ka shkuar dhe ka mjekuar gardistët brenda rrethimit të Kryeministrisë.


Efektivat e gardës që u dëmtuan gjatë protestës, shihen në një pamje tërësisht të pazakontë,njëlloj si të ishte në rast lufte dhe marrin ndihmë mjekësore në natyrë të hapur. Gardistët gjenden brenda territorit të kryeministrisë,asaj që quhet si vend rreptësisht i ndaluar për çdo qytetar dhe si zonë e rëndësisë për Gardën e Republikës.


Territori ku u mjekuan gardistët është në juridiksionin dhe ruajtjen e Gardës së Republikës, gjë që iu jep atyre garanci maksimale se nuk mund të ndalohen ose shoqërohen para drejtësisë nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër-arresti nga Prokuroria.

-Shekulli-


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 17:02:

p.s. Po citoj ketu, ne kete teme "Tirana 21 Janar 20011", Angel dhe Eria per mendimin e tyre qe kane shkruar tek Tema" Lajmet e Fundit";

JO, 21 Janari nuk do harrohet. Ajo date ishte vetem nisma dhe vazhdimi i QELLIMIT te renes se Diktatorit dhe Diktatures Fashiste ne Shqiperi.

Me veprimin e mbrendshmem ne Kuvend - i cili nuk mund te quhet me Kuvendi i populli por, Kuvendi i nje grupi Fashist- Ai (Sali Berisha), Ajo (Josefina Topalli) dhe 72 te tjeret, se Shqiperia eshte e PUSHTUAR nga Fashiste te Terbuar qe VRASIN dhe marrin vendime URGJENTE ne EMER te Popllit por qe s'kane asnje lidhje me Popullin vecse me Diktaturen!!!


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2011 - 17:15:

Hetim Ramës, prokurores dhe SHISH

Parlamenti i mbledhur me urgjencë, në prani vetëm të deputetëve demokratë, miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit.Komisioni do të hetojë veprimtarinë e institucioneve shtetërore që duhet të zbulonin, parandalonin dhe përballonin dhunën gjatë demonstratës së thirrur nga opozita.

E thënë me fjalë të tjera, hetimi do të shënjestrojë përveç Edi Ramës dhe organizatorëve të demonstratës, edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, me të cilin kryeministri u tregua mjaft i ashpër.

_______________________________

Sala pervec Prokurorise po ben "PUCIST" dhe SHISH tani.


Postuar nga Eria datë 24 Janar 2011 - 17:29:

Me mua,ose kundra meje...rruge te mesme nuk njeh ai ...


Postuar nga halfgang datë 26 Janar 2011 - 01:44:

Shifeni pak me kujdes ket video te analizuar nga dikush...

http://www.youtube.com/watch?v=b7wa...feature=related

 


Postuar nga cecilia datë 26 Janar 2011 - 02:33:

E çuditshme sepse qe diten e pare qe e pashe kete videon trasmetuar nga mediat ai plaku me koke te bardhe me beri pershtypje nga gjakftotesia e tij...por mediat e treguan sikur zhurma e plumbit ishte aq e madhe saqe ai s'mori vesh gje...perveç kesaj analiza e me lartshme ka nje qartesi me teper me ata tre personat te porta...

Prokuroria duhet sa me shpejt te arrestoj ata personat dhe te zbardhi te verteten mbi kete ngjarje.

Rendesia eshte se nqs e ka bere Edi (dmth per te treguar pasiguri ne vend) duhet shporrur nje ore e me pare nga Shqiperia & nqs e ka bere Sala (por po me ata personat nga ana e demostruesve) per t'i treguar popullit qe e ka bere po prape Edi (per t'a vene ne pozicionin e pare qe sapo thashe me lart)...sepse po ti marrim gjerat ashtu siç i shikojme & degjojme i bie t'a kete bere Edi Rama!


Po sikur t'a kete bere Sala qe te tregoj se e ka bere Edi Rama??


Postuar nga lule datë 26 Janar 2011 - 02:46:

Un diku ne nje forum tjeter kam pare 4 versione si ky,, skam ndermden ti besoj aspak u rregjem me montage pa krip tani..

Ceci se ben ate gje kurr Sala , se besoj kurre !!! nuk eshte i atij niveli madje turp ta mendosh .


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.